E Shtunë, 31 Tetor 2026

Valencia rrezikon falimentimin

Gjatë verës, drejtuesit e Valencias deklaronin se financat e klubit ishin të shëndosha. Por, tashmë, ata kanë vetëm një muaj kohë për shifra të konsiderueshme, në mënyrë që të evitojnë falimentimin e skuadrës. Sipas gazetës "Marca", "Los Çe" duhet të paguajnë afro 50 milionë euro përpara datës 31 dhjetor, në të kundërt e ardhmja e tyre është e rrezikuar. Valencia ka filluar bisedimet urgjente me një prej bankave më të mëdha spanjolle për të zgjidhur krizën. Ndërkohë, sipas mediave iberike, drejtuesit mund të vendosin të shesin David Vijën ose Hoakim për të "riparuar" bilancet financiare të klubit.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›