E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ferguson pret edhe më tepër nga Hernandez

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 17:05

Sir Alex Ferguson ka përkrahur Javier Hernandezin që në edicionin e ri të tejkalojë kuotën e 20 golave, që realizoi në sezonin e tij të parë për Manchester Unitedin.

“Ishte vështirë për të sezonin e kaluar, por me kalimin e kohës Javier u zhvillua dhe u përmirësua. Ai është shumë më i mirë teknikisht dhe tani ka pas vetes një sezon të mirë, por ne i kemi vendosur objektiva. Ne menduam se ai mund të shënojë 20 gola në edicionin e kaluar dhe ai e bëri këtë. Por, ai mundet edhe më tepër në sezonin e ri”, tha Ferguson.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›