E Shtunë, 31 Tetor 2026

Seedorf kërkon përforcime tjera

Nga Express më 25 korrik 2011 në ora 16:06

Mesfushori i Milanit Clarence Seedorf pret ardhjen e përforcimeve të tjera për ti ndihmuar ekipit të lufton në të gjitha frontet në sezonin e ri.

Rossonerët kanë bërë disa përforcime deri më tani duke sjell Marco Amelian, Philippe Mexes, Taye Taiwo dhe Stephan El Shaarawy.

Por, Seedorf beson se kampioni i Italisë duhet të bënë blerje të tjera për tu paraqitur si konkurrent për Ligën e Kampionëve.

“Shpresoj që klubi të transferon futbollistë të tjerë që do të na ndihmonin në luftë për synime të mëdha në sezonin e ri” tha Seedorf për Tuttomercatoweb.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›