Topalli viziton selinë e Presidencës
Autori i Lajmit: red.
Dueli i heshtur mes Presidentit të Republikës dhe Kryetares së Kuvendit duket se është zbutur disi me një trokitje gotash shampanje që Bamir Topi e Jozefina Topalli shkëmbyen në ambientet e Presidencës, por kjo nuk ka çuar në zgjidhjen e konfliktit. Propozimi i kryeparlamentares Topalli për të dekoruar kryetarin e Grupit Parlamentar të Miqësisë Austri-Shqipëri, Volfgang Grosruk, me Urdhrin “Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është pranuar pa mëdyshje nga Presidenti Topi duke treguar kështu se mosmarrëveshjet mes tyre nuk mund të ndikojnë aspak në detyrat protokollare të dy institucioneve. Por ndërkohë ky takim nuk ka zgjidhur asgjë në lidhje me bllokimin në Kuvend të dekreteve të Kreut të Shtetit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Mësohet se edhe në mbledhjen e Grupit Demokrat, Kryeministri dhe kryetari i selisë blu, Sali Berisha, sërish ka bërë thirrje që Presidenti i Republikës të reflektojë në vendimin e tij për sa u përket dekreteve për anëtarët e Gjykatës së Lartë dhe ka kërkuar vazhdimin e negociatave në këtë drejtim. Grupi i Miqësisë Austri-Shqipëri zhvilloi dje takim dhe me kreun e Ekzekutivit, Sali Berisha, dhe Kryetaren e Kuvendit, Jozefina Topalli. Kryeministri i njohu parlamentarët austriakë me ecurinë e reformave në vend, si dhe me prioritetet dhe fokusin që Qeveria shqiptare ka vënë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Berisha përmendi gjithashtu investimet në infrastrukturë, si dhe shprehu angazhimin që brenda tre viteve Shqipëria të ketë një nga rrjetet rrugore më moderne që ekzistojnë. Ndërsa në takimin me kryeparlamentaren Topalli u diskutua edhe mundësia e liberalizimit të regjimit të vizave mes 2 vendeve. Ndërkohë dhe Ministria e Shëndetësisë nënshkroi një marrëveshje me përfaqësuesit austriakë për përmirësimin e infrastrukturës mjekësore dhe reformimin e sistemit shëndetësor.
Ky lajm është publikuar: 10/06/2008