E Diel, 1 Nëntor 2026

Slloveni/ Shitet 12 mijë euro shkopi i golfit të Bill Klintonit

Gjatë aktivitetit të radhës të zhvilluar në kryeqytetin slloven, Lubjanë është hedhur në ankand një shkop i lojës së golfit në të cilin Ish-presidenti i SHBA-së Bill Klinton kishte lënë një nënshkrim mbi të. Shkopi i golfit me nënshkrimin e Bill Klintonit është shitur për 12 mijë euro, ndërsa manshetat e këmishës së tij për tetë mijë euro, në një ankand humanitar në Lubjanë.
Gjatë vizitës së tij në Lubjanë ka vijuar edhe shitja e organizuar pas ligjeratës që Klinton mbajti në Lubjanë mbi ndryshimet klimatike dhe krizës globale.
Kjo tregon se ish-presidenti Amerikan Bill Klinton gëzon një popullaritet jo vetëm në Kosovë por edhe në Slloveni. Së fundmi në Prishtinë është ngritur një shtatore tre metra e lartë në nder të kontributit të dhënë për pavarsinë e Kosovës.
Mediat sllovene njoftuan se fitimet nga ankandi do të përdoren për pushimet e fëmijëve të varfër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›