E Diel, 1 Nëntor 2026

Vizita e Bill Klintonit në Prishtinë, pasqyrohet në shtypin vendas dhe ndërkombëtar

"Clinton: Kosova shumë shpejt pjesë e NATO-s dhe BE-së" - është titulli i materialit të botuar në faqen e internetit të agjensisë së lajmeve "Telegraf", dedikuar vizitës së ish presidentit amerikan në Kosovë, Bill Klinton. "Telegraf" boton ndër të tjera edhe deklaratën e Klintonit dhënë në Kuvendin e Kosovës; "..Duhet të jeni shumë krenarë për atë që keni arritur dhe unë i thashë presidentit dhe kryeministrit se e keni bërë një punë shumë më të mirë se ç'mendojnë të tjerët"- citohet të ketë thënë Klinton ndërsa vizitoi Kosovën për të marrë pjesë në inaugurimin e shtatores së tij në Prishtinë. Clinton vlerësoi se Kosova ka konsoliduar institucionet demokratike, e duke permendur se Kosova tashmë është pjesë e FMN-së tha se, shumë shpejt do jetë edhe pjesë e NATO-s e BE-së".
INA, një tjetër agjensi lajmesh në ballkan, shkruan: Kosova nderoi heroin, Bill Klinton. INA artikulon në shkrimet e saj vlerësimet e ish presidentit dhe faktin se ai ndihet i privilegjuar për këtë nder të madh që i bëhet në Kosovë. Edhe " Europa e lirë" e ka përcjellë në vazhdimësi të gjithë agjendën e ish presidentit amerikan, ndërsa thekson deklaratën e Klinton adresuar të gjithë kosovarëve: Jini krenarë për atë që keni arritur.
"Ish-presidenti i Amerikës, Bill Klinton ka marrë fjalën në Kuvendin e Kosovës ku ka falënderuar shtetin e pavarur për nderimin e madh duke iu referuar shtatores së ngritur për nder të tij në sheshin me të njëtin emer në prishtinë- shkruan agjensia e lajmeve NOA. Eutche ëelle në shqip, në sektorin e lajmeve politike nga ballkani tregon për vizitën e ish presidentit amerikan në Kosovë dhe shton se ai është pritur nga mijëra qytetarë të vendit, të cilët i uruan mirëseardhjen në Prishtinë.
Klinton: Gjatë gjithë jetës sime do të mbështes Kosovën. Është ky mbititulli që ka vendosur agjensia e lajmeve Zëri i amerikës, për artikullin dedikuar vizitës së ish shefit të shtëpisë së bardhë në prishtinë. VOA shkruan se Ish presidenti amerikan Bill Klinton u zotua se do ta mbështesë Kosovën gjatë tërë jetës së tij, duke bërë thirrje për tejkalimin e dallimeve dhe ndërtimin e një të ardhmeje të përbashkët për të gjithë qytetarët e Kosovës. Edhe BBC, e ka përcjellë në detaje këtë vizitë e cila u cilësua si historike nga autoritetet kosovare.
Përveç agjensive shqiptare të lajmeve, edhe ato italiane, por edhe të tjera kanë informuar për vizitën e Bill Klintonit në Kosovë. Agjensia italiane e lajmeve, "Ansa", shkruan: Kosovë, iangurohet statuja e Klintonit: ish presidenti amerikan vlerësohet si një hero në këtë vend, duke detajuar në vijim, rolin që ai ka patur në vitin 99, me ndërhyrjen e NATO-s duke i dhënë fund masakrës sserbe ndaj kosovarëve.
Agjensia prestigjioze e lajmeve gjithashtu i bën jehonë këtij lajmi, duke përcjellë edhe pamje të vizitës së ish presidentit amerikan në Prishtinë, e treta radhazi për të, dhe e para që pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në shkurt 2008.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›