Sot Barcelona- Shtutgart, Guardiola premton futboll sulmues
BARCELONE- Trajneri i Barcelonës Pep Guardiola ka premtuar një futboll sulmues sot në mbrëmje, kur kampionët e Evropës të përballen me Shtutgartin në Champions League. Barazimi 1-1 i arritur tre javë më parë në Gjermani favorizon skuadrën spanjolle, megjithatë Guardiola kërkon të shmangë surprizat, siç ndodhi me Realin e Madridit përballë Lionit. “Do të sulmojmë që nga fillimi, - deklaroi Guardiola. – Po, do të luajmë vetëm në sulm dhe do të mundohemi t’i ndalojmë ata që të marrin kontrollin e topit dhe të krijojnë raste për gol. Nëse nuk e bëjmë këtë, atëherë do të eliminohemi”, u shpreh trajneri i Barcelonës. Katalanasit janë në të njëjtën situatë si një vit më parë, kur në këtë faza barazuar 1-1 me Olimpikun e Lionit dhe më pas fituan 5-2 në Kamp Nou. Për mesfushorin Serxhi Buskets, është shumë e rëndësishme që skuadra të luajë në mënyrën e saj të zakonshme, duke sulmuar. “Jemi përpara tifozëve tanë dhe do të zbresim në fushë për ta fituar këtë ndeshje. është shumë e rëndësishme të kalojmë më tej”, u shpreh Buskets.
Në krahun tjetër Shtutgarti duket një skuadër infferiore në krahasim me Barcelonën, por gjermanët nuk kanë pësuar asnjë humbje në transfertë në ndeshjet e këtij sezoni të Champions League. Trajneri Kristian Gros ka kërkuar më shumë efikasitet nga skuadra, sidomos në rastet që krijon. “Duhet të luajmë me shumë besim te vetja dhe të qëndrojmë gjakftohtë. Ky është plani ynë për ndeshjen e nesërme”, u shpreh Gros.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)