Protesta e 302 punëtorëve paralizon uzinën e Ballshit
Protesta e djeshme e 302 punëtorëve të nxjerrë nga reforma ka pezulluar për disa orë aktivitetin e uzinës së përpunimit të naftës në Ballsh.
BALLSH/ MAJLINDA RAMA
Qindra punonjës kanë bllokuar hyrjen e uzinës në orët e mëngjesit, duke mos lejuar të hyjë asnjë nëpunës apo punëtor të hyjë brenda. Ata kanë kërkuar të zhvillojnë një takim me drejtuesit e këtij institucioni, për t'u bërë të njohura kërkesat e tyre kundër reformës masive. Për këtë qëllim kanë ngritur një komision, përfaqësuesit e së cilit pritet të takohen me krerët e uzinës. "Jemi ngujuar këtu dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në rast se komisioni i ngritur prej nesh nuk do të pritet nga drejtuesit e uzinës. Jemi për negociata, por në rast se nuk na zgjidhin ne do ta vazhdojmë jo vetëm protestën, por edhe grevën e urisë. Duam që të rishihen edhe njëherë kriteret e shkurtimit tonë", ka pohuar për "Panorama"-n njëri prej protestuesve. Ndryshe nga dy ditë më parë, kur bllokuan për disa orë aksin Fier-Tepelenë, protestuesit dje kanë zgjedhur rrugën e protestës vetëm në ambientet e jashtme të uzinës. Sipas tyre, kreu i uzinës Tonin Hysi duhet t'u kushtojë pak kohë për t'i takuar pasi diskutimi i kritereve ka shumë rëndësi. Protesta e punonjësve të uzinës së përpunimit të thellë të naftës në Ballsh ka nisur pas afishimit të listave të para të punonjësve të prekur nga reforma. Sipas tyre, shkurtimet e kryera nga reforma kanë qenë politike, si edhe kriteret e saj nuk kanë qenë të sakta dhe të bazuara në ligj. Ish-punonjësit thonë se reforma ka larguar nga vendi i punës persona me eksperiencë shu-mëvjeçare dhe ka lënë në marrëdhënie pune punonjës të rinj dhe jo ekspertë. Sipas drejtuesve të uzinës, kjo reformë është ndërmarrë në kuadrin e ristrukturimit të uzinës dhe përgatitjes së saj për privatizim. Rreth 1700 punonjës të kompanive të naftës do t'i nënshtrohen reformës. Nga këta, 1100 i përkasin kompanisë ALBPETROL dhe 600 kompanisë ARMO.
U shkarkuan
1 - Punonjësit që duan edhe 2-3 vjet për të dalë në pension
2 - Punonjësit që kanë dhe një tjetër familjar të punësuar në kompani apo në sektorin shtetëror
3 - Punonjësit e vetëpunësuar diku tjetër pas orarit të punës në këtë kompani
4 - Punonjësit që kanë aktivitete private dhe biznese të tyre