Tetë vjet më parë, sulmi që ndryshoi botën
Tetë vjet nga sulmet e 11 shtatorit që ndryshuan botën, disa avokatë nga Nju Jorku kanë bërë të ditur se kërkesat e për një rigjykim të ri të 11 shtatorit mund të përbëjnë bazën për organizmin e një referendumi. Koalicioni Njujorkez për Marrjen e Përgjegjësive, një grup i përbërë nga familjarë të familjeve të viktimave dhe të mbijetuar ka mbledhur 30 mijë fi rmat për të kërkuar një referendum në lidhje me hetimet e 11 shtatorit. Në fakt, ekzistojnë grupime të ndryshme që e nxisin rihapjen e hetimeve dhe gjykimit të ngjarjes, pasi mendojnë se amerikanëve nuk u është thënë e vërteta në lidhje me ngjarjet. Nëse referendumi do të fi tohet në nëntor, atëherë kjo do të çojë në krijimin e një komisioni lokal, të pavarur detyra e të cilit do të jetë rihetimi tërësor i sulmeve. Ky lajm vjen ndërsa amerikanët kanë përkujtuar dje 8-vjetorin e sulmeve që morën jetën e 3000 personave në 11 shtator të vitit 2001. Edhe pse koha i qetëson pak plagët, për amerikanët do të duhen shumë e shumë vite që të përkujtojnë këtë datë me më shumë qetësi e me më pak lot. Familjet me fotot e të dashurve të humbur në duar kanë dalë në të ashtuquajturën "Toka zero" në Nju Jork, ku kanë derdhur lot e janë lutur për ata që nuk janë më. E njëjta situatë edhe nga familjarët e avionit famëkeq që u përplas në Pentagon. Nju Jorku dje u zgjua nën një qiell të mbuluar nga retë dhe me një shi të imët. "Nuk ka rëndësi se çfarë moti është. Ne do të vijmë këtu sido që të jetë për të përkujtuar të dashurit tanë", ka deklaruar një grua që kishte humbur të shoqin. Ditën që u shembën kullat në fakt nisi një luftë që nuk ka marrë fund edhe sot. Së fundi burimet e kundër-terrorizmit dhe zyrtarët e shërbimeve sekrete bënë të ditur se rreziku nga Al-Kaeda ka rënë dhe se vetë organizata po përjeton një krizë rekrutimesh. Lidershipi i organizatës është tkurrur në 6 persona ndër të cilët bëjnë pjesë edhe Bin Ladeni dhe Ayman al Zawairi. Por edhe me këto rezultate frika vazhdon të mbetet. Përvjetori bën bashkë shumë emocione: dëshpërimin e humbjes, ankthin e shkaktuar nga luftërat që pasuan, por edhe çudinë se si u ndryshua bota krejtësisht pas 11 shtatorit. Sipas një sondazhi të publikuar një javë më parë tregohet një rënie në mentalitetin e amerikanëve se islami është më i prirur se fetë e tjera për të ushtruar dhunë. Për Obamën, ky ishte 11 shta-tori i parë si President i Shteteve të Bashkuara dhe ai e përkujtoi këtë datë së bashku me stafi n në Shtëpinë e Bardhë. Ndërsa në Nju Jork ndodhej zëvendëspresidenti Biden, i cili ka marrë pjesë në ceremonitë përkujtimore të organizuara në shesh. Dje është krijuar një moment ankthi nga të shtënat e dëgjuara në lumin Potomac nga një trajnim i rojeve të bregut që kanë qëlluar në ajër. Këto krisma kanë ngjallur fil-limisht frikë, por më pas është sqaruar gjithçka. Departamenti i Brendshëm ka bërë të ditur se situata ishte nën kontroll. Përku-jtimet për ngjarjet e 11 shtatorit zhvillohen çdo vit sidomos në "Tokën zero", por edhe në shtete të tjera të vendit, pasi ajo është një nga ditët më të dhimbshme të historisë moderne amerikane dhe një ditë që ndryshoi shumë edhe në historinë e viteve të fundit të të gjithë planetit.