ENEL, pjesë e "Dow Jones"
Për të gjashtën herë radhazi ENEL do të përfshihet në listën prestigjioze të "Dow Jones" dhe në listën shumë selektive të "Dow Jones Sustaibability World Index". DJSI "World Index" përfshin vetëm 10 për qind të 2500 kompanive më të rëndësishme të botës, të cilat zgjidhen në bazë të qëndrueshmërisë të tyre në treg. Sipas SAM dhe "Dow Jones", kompania italiane ENEL është gjithashtu dhe "Lider i Qëndrueshmërisë në Treg", për sektorin e energjisë, për pasojë u pranua të jetë pjesë e një prej bursave më të njohura në botë, atë të Nju Jorkut. Drejtori ekzekutiv dhe menaxheri i përgjithshëm, Fluvio Conti, deklaroi se "jemi shumë të kënaqur me rezultatet e arritura nga ENEL dhe ‘Endsa‘, gjë që konfirmon angazhimin e të gjithë grupit për të mbajtur një standard ndërkombëtar të qëndrueshmërisë dhe transparencës". Kompania italiane ka plane investimi edhe në Shqipëri, në shuma deri në 2 miliardë euro, për ndërtimin e një termocentrali në Durrës.