Shërbimet e "ALBtelecom" Internet me 999 lekë/muaj
Gjiganti i telefonisë fikse dhe i shërbimit të internetit, "ALBtelecom", sjell paketën më ekonomike të internetit në treg dhe superofertën për abonimet e reja në shërbimin e telefonisë fikse. Oferta më e re, "Paketa Ekonomike" për shërbimin e ADSL-së, u mundëson të gjithë klientëve të "ALBtelecom", që me 999 lekë në muaj të shijojnë cilësinë më të lartë të internetit, kurse instalimi do të jetë falas, në rast se zgjidhet njëra nga paketat. Për ata që kërkojnë më tepër, "ALBtelecom" ofron falas tarifën e Instalimit dhe Modemin për të gjitha paketat e tjera të ADSL, përveç paketës ekonomike, ndërsa sa u takon tarifave të shërbimit, kompania ka bërë zbritje deri në 40 për qind. Surpriza e radhës nga "ALBtelecom" vjen dhe për shërbimin e telefonisë fikse. Duke aplikuar për një numër të ri fiks, kushdo mund të përfitojë një muaj bisedë falas brenda rrjetit të "ALBtelecom" në të gjithë Shqipërinë. Por jo vetëm kaq! Një super ofertë ju pret për tarifën e instalimit.