Koncesionarët e hidrocentraleve, pak para dhe pak eksperiencë
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim është veçanërisht e interesuar në financimin e disa prej dhjetëra hidrocentraleve të vegjël të projektuar gjatë viteve të fundit në Shqipëri, por një miks problemesh e ka mbajtur ende larg këtij tregu, thotë drejtori i BERZH për Shqipërinë, Daniel Berg. Sipas tij, shumë kompani kanë pak eksperiencë në tregun e energjisë dhe disa prej tyre kanë pak para kapital.
"Ne jemi të interesuar për këtë treg. Kemi krijuar një dritare të posaçme për financimin e hidrocentraleve të vegjël. Por po përballemi me një miks problemesh", tha Berg në një intervistë për "Shqip".
"Disa nga klientët e interesuar nuk kanë shumë eksperiencë në tregun e energjisë elektrike dhe disa prej tyre nuk kanë shumë kapitale të vetat. Disa kanë probleme të vështira që lidhen me pronësinë mbi tokën, shpronësimet apo ndikimet shoqërore në zonat ku janë planifikuar të ndërtohen hidrocentralet. Disa nga klientët nuk kanë lidhje me rrjetin energjetik dhe ndërtimi i një hidrocentrali pa lidhje me rrjetin [kombëtar] nuk ka shumë kuptim", thotë ai.
Në vitin 2007, Shqipëria miratoi një ligj të ri mbi koncesionet dhe u lejoi kompanive private të identifikonin vetë mundësitë për të ndërtuar hidrocentrale të vegjël. Sipas ligjit, kompanitë që kërkojnë koncesionin, kanë edhe shansin më të madh për ta fituar. Gjatë dy viteve të fundit, qeveria ka miratuar 29 kontrata koncesionare për ndërtimin e 45 hidrocentraleve të vegjël që variojnë nga 2 në 10 megavat fuqi të instaluar. Nëse këto hidrocentrale ndërtohen, Shqipëria mund të ketë pas pak vitesh 160 MW fuqi të instaluar shtesë dhe rreth 800 milionë kWh prodhim vjetor.
Shqipëria vlerësohet si vend shumë i pasur në energji hidrike dhe deri tani vetëm 30 për qind e ujit të disponueshëm shfrytëzohet për prodhim energjie. Kompani private kanë aktualisht nën pronësi 46 hidrocentrale të vegjël të ndërtuar gjatë kohës së komunizmit dhe të privatizuar apo të dhënë me koncesion gjatë viteve të fundit.
Qeveria miratoi një formulë të re në përcaktimin e çmimit që KESH do të paguajë për energjinë e prodhuar nga hidrocentralet private, formulë që bazohet te çmimi mesatar i importit të energjisë. Për vitin 2009 u përcaktua çmimi 9.37 lek për kWh, çmim i konsideruar shumë i lartë dhe që përbën edhe subvencionim me paratë publike të prodhuesve privatë, për shkak se çmimi i shitjes së energjisë me pakicë në Shqipëri është më i ulët. Pavarësisht sjelljes shumë miqësore të qeverisë përkundrejt biznesit, kompanitë koncesionare në shumicën dërrmuese të rasteve nuk kanë filluar punë fare për ndërtim. Nga ana tjetër, edhe disa nga hidrocentralet e vegjël ekzistues të privatizuar nuk kanë punuar gjatë vitit të kaluar, për shkak se gjenden në zona të largëta dhe janë larg pikave të mundshme të lidhjes në rrjet.
Disa ekspertë mendojnë se ligji i ri për koncesionet nuk funksionon për shkak se nuk janë vendosur kushte për kompanitë që kërkojnë koncesionet. Pavarësisht kësaj, Daniel Berg i BERZH-it është ende optimist.
"Ne mendojmë se ligji për koncesionet mund të funksionojë në Shqipëri. Do të ketë shanse për financimin e hidrocentraleve të vegjël. Disa prej tyre do t‘i financojmë ne. Mund të blejmë aksione, por ka më shumë gjasa që do të ofrojmë borxhe. Ne do të parapëlqenim që kompanitë të kishin eksperiencë dhe ndoshta është një ide e mirë që biznesmenët shqiptarë të marrin ndonjë investitor me eksperiencë në këtë fushë. Kjo nuk do të thotë se ata duhet të heqin dorë nga 100 për qind e aksioneve", thotë ai.
Disa prej kompanive që kanë marrë kontrata koncesionare kanë tentuar sakaq të tërheqin investitorë të huaj. Disa prej projekteve janë hedhur në shitje nëpër faqe interneti italiane të njoftimeve të vogla. Por në total, vetëm në disa prej projekteve ka nisur seriozisht puna e ndërtimit.
Ndoshta duhet të ndryshohet ligji
"Ndoshta ligji për koncesionet nuk e bëri të qartë mjaftueshëm se nëse kërkon një koncesion, përfundimisht duhet të kesh para të disponueshme për investim dhe të kesh një partner me eksperiencë. Kjo nuk do të thotë se ata që kanë marrë koncesione, nuk mund t‘i gjejnë financimet apo partnerët me eksperiencë" thotë Berg.
"Mendoj se pyetja tjetër e madhe mund të jetë: Për sa kohë një kompani mund të mbajë kontratën koncesionare pa bërë asgjë me të. Mendoj se duhet të ketë një afat kohor. Nëse pas tre apo pesë vjetësh, nuk ke bërë asgjë me koncesionin që ke fituar, atëherë qeveria duhet të të pyesë se çfarë po bën. Pra kemi një situatë në të cilën njerëzit mund të ulen mbi një projekt të fituar me koncesion për një kohë shumë të gjatë pa pasur para dhe pa pasur eksperiencë. Kjo duhet riparë. Gjithsesi, kam parë disa koncesione që duken premtuese. Por nuk duhet harruar se digat janë projekte të rrezikshme, të komplikuara dhe të vështira. Ju duhet të kini shumë kujdes me to", thotë ai.
Shqipëria ka parë me bollëk edhe më herët koncesione që flenë. Kontrata e parë koncesionare për ndërtimin e një hidrocentrali u nënshkrua në 4 maj 1997. Një kompani italiane mori përsipër të ndërtojë hidrocentralin e Skavicës mbi lumin Vjosë, me fuqi të instaluar prej 80 MW. Vetëm dhjetë vite më vonë, punimet për ndërtimin e hidrocentralit nisën me të vërtetë. Një projekt tjetër i rëndësishëm, hidrocentrali i Skavicës mbi Drin, u dha me koncesion në vitin 2004, por që nga ajo kohë nuk ka pasur ndonjë avancim të dukshëm.
Deri tani, qeveria nuk ka diskutuar asnjëherë mundësinë e ndryshimit të ligjit të koncesioneve dhe as nuk pranon se në këtë drejtim kanë dalë probleme. Qeveria vijon të firmosë kontrata të reja koncesionare. Pavarësisht ëndrrave, në Shqipëri ende vetëm 1.6 për qind e energjisë së prodhuar vjen nga hidrocentralet private.