Konfirmohet edhe një rast i prekur nga gripi i derrit
Është konfirmuar dje zyrtarisht rasti i 31-të i pacientit të prekur nga gripi i derrit në vendin tonë. Forma që ka prekur qytetarin konsiderohet si formë e lehtë. Ndërkohë që fill pas konfirmimit të rezultateve nga laboratori në Rumani, pacienti i prekur nga AH1N1 është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore. Pacienti është një 19-vjeçar me banim në Kamëz. Menjëherë pasi ka pasur probleme shëndetësore është paraqitur pranë qendrës spitalore universitare "Nënë Tereza".
Menjëherë pacienti është shtruar në shërbimin e infektivit, si dhe është trajtuar sipas protokollit të përcaktuar nga autoritetet shëndetësore, Instituti i Shëndetit publik në rast se dyshohet për një të prekur me simptomat e gripit të derrave.
Dje pacienti është larguar nga spitali në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që të sëmurë të tjerë të dyshuar pritet të konfirmohen nëse janë të prekur nga gripi i derrave AH1N1 apo jo.
Kampionë çdo ditë dërgohen për ekzaminim në Institutin e Shëndetit Publik. Sakaq, kompania farmaceutike, e cila do të lidhë kontratat për Shqipërinë deri në fund të muajit shtator do të sjellë në vendin tonë një sasi prej 300 mijë vaksinash specifike të gripit të derrit.
Ndërsa kontratat pritet të nënshkruhen nga dega e kësaj kompanie në Shqipëri, marrëveshja për dozën e parë është kryer mes filialit rezident në vendin tonë dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Mendohet se kjo sasi vaksine do të jetë këtu në muajin nëntor. Sakaq, vaksinat e thjeshta të gripit të cilat duhet të kishin mbërritur në muajin shtator po blihen me porosi dhe me kërkesa të shumta në farmacitë private. Në fillim qytetarët bëjnë porosinë më pas farmacitë sjellin numrin e porosive. Për të shitur në tregun farmaceutik pothuajse nuk bëhet më fjalë. Vaksinat sapo mbërrijnë mbarohen...