E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libia së shpejti me qeveri

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 17:30

Këshilli Kombëtar i Tranzicionit ka shfaqur shpresën se Qeveria e re e Libisë do të formohet brenda dhjetë ditësh.

Kryeministri i përkohshëm, Mahmud Jibril, tha se nuk është vendosur ende nëse ministrat e rinj do të vendosen në kryeqytetin Tripoli apo do të ndahen në perëndim dhe lindje të Libisë.

“Nuk jam i shqetësuar nga koha që jemi duke konsumuar për të sjellë konsensusin kombëtar për këtë qeveri. Pres që qeveria të shpallet brenda një jave apo 10 ditësh. Pjesa më e madhe e punës është kryer”, tha Jibril në New York, para Grupit të Tetëshes për Pranverën Arabe.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›