E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu: Shqipëria ka vetëm dy politikanë

Nga Express më 21 shtator 2011 në ora 17:00

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Aleksandër Arvizu, në një analizë të tij për krerët e politikës shqiptare në emisionin “Tonight”, të gazetares Ilva Tare, deklaroi se për të Kryeministri i vendit, Sali Berisha, është numri një dhe figura dominuese e politikës shqiptare gjatë 20 viteve të fundit.

Ndërsa në lidhje me kreun socialist, Edi Ramën, Arvizu theksoi se Rama nuk është një politikan, por një artist.

“Nëse do të kishte një figurë dominuese politike gjatë 20 viteve të fundit, mendoj që numri 2 do të ishte Fatos Nano e numri 1 do të ishte Sali Berisha. Një politikan i jashtëzakonshëm. Një person që ka qenë në pushtetin më të lartë, që e ka humbur atë më pas e sërish është rikthyer. Sot ka ndryshuar shumë me atë person që shumë njerëz e kanë njohur në vitet 90-ta. Ndërsa Rama është një njeri i veçantë. Një nga gjërat që ai do të tregojë, është se ai nuk është politikan, por artist. Ai i përket një brezi të ndryshëm nga Berisha dhe Nano”, tha ambasadori amerikan.

Për sa i përket jetës politike në vend, Arvizu theksoi se është i domosdoshëm rikthimi i dialogut mes palëve për një të ardhme evropiane të vendit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›