E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia kundër reduktimit të trupave të NATO-s

Lubjanë-Sllovenia ka deklaruar se nuk ishte dakord për të zvogëluar numrin e pjesëtarëve të trupave të NATO-s në Kosovë, në kuadrin e misionit të KFOR-it. Ministri i jashtëm slloven SamuelZhbogar deklaroi se Sllovenia sikur edhe shumica e vendeve anëtare të Aleancës vlerëson se situata në Kosovë ende nuk është e stabilizuar, që të ndërmerren hapa për zvogëlimin e trupave të NATO-s. "Sllovenia si dhe shumë shtete të tjera, madje mund të them shumica, kanë theksuar nevojën që NAT0 edhe më tej të merret me Ballkanin Perëndimor, dhe që të mos bëhet zvogëlimi i forcave të KF0R-it, sepse situata në Kosovë ende nuk është sa duhet stabile që të mendohet për zvogëlimin e forcave"-deklaroi shefi i diplomacisë sllovene Samuel Zhbogar, cituar nga STA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›