E Diel, 1 Nëntor 2026

Robertosn, turp vetoja greke ndaj Maqedonisë

Shkup - Ish-sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Xhorxh Robertson ka kritikuar qëndrimin e Greqisë për veton e saj ndaj anëtarësimit të Maqedonisë në NATO. Ai e vlerësoi si një turp atë që Maqedonia nuk mori ftesë për anëtarësim në NATO për shkak të bllokimit të fshehtë, të pambrojtur dhe shokues nga fqinji saj, anëtar i Aleancës. Gjatë një interviste për Zërin e Amerikës, Roberstos theksoi se në një moment kur vende si Mali i ZÝ, Kosova, Moldavia, Serbia, Ukraina, Gjerogjia, Suedia apo edhe Finlanda mund të anëtarësohen, është turp që jashtë këtij procesi të mbetet Maqedonia. Ai nuk saktëson kornizën kohore, por përmendi se ai proces mund të kompletohet për 10 ose 15 vjet. “Aleanca që tani duhet të fillojë të planifikojë formën e këtillë të ardhmërisë. NATO, do të duhet që të reformohet në ekipin e ri të organizatës, të përcaktuar për sigurinë kolektive dhe për përballjen me kërcënimet e reja në botë, kurse në këtë kontekst nuk shikon kurrfarë kuptimi që të përjashtohet Rusia”, tha Robertson.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›