E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sllovenia shtyn Ratifikimin e Protokollit të Anëtarësimit të Shqipërisë e Kroacisë në NATO

Shkaktar, problemet politike me Kroacinë

TIRANE - Parlamenti i Sllovenisë nuk ka miratuar protokollin e anëtarësimit të Shqipërisë dhe Kroacisë në NATO, për shkak të raporteve jo konsensuale të partive opozitare dhe atyre opozitare, ku këto të fundit kanë kontestuar vazhdimisht politikën e Sllovenisë në raportet ndërkombëtare.
Menjëherë pas shtyrjes së ratifikimit, ka pasur reagime të menjëhershme nga ana e faktorëve politikë slloven. Në këtë drejtim, kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor kritikoi pozicionin bllokues të opozitës në vend, duke e akuzuar se po konteston vazhdimisht politikën e Sllovenisë në raportet ndërkombëtare
Duke folur për mediat vendase, Pahor tha se “kjo që ndodhi, prek besueshmërinë e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kroacisë ndaj shtetit të Sllovenisë, sepse për anëtarësimin e tyre në NATO është i domosdoshëm ratifikimi”.
Ndërkohë, nuk shuhen shpresat për një ratifikim të mundshëm në periudhën në vazhdim.
Sipas konfirmimeve paraprake, Parlamenti slloven do ta hedhë në axhendën e tij të seancës plenare javën që vjen.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›