"S'merret vesh, kë sqarojnë??!!"
Është bërë kasht' e koqeNë katund llafet gëlojnë.Në ekran politikanët. Veten e tyre sqarojnë.Popullit, gjoja i flasinQë shikon, edhe dëgjonPor i flasin njeri-tjetritKush ka mendje, e kupton.Na del vetë KryeministriDhe sondazhin asgjësonFlet për t'u treguar shokëve:"...S'ka tërmet që na rrëzon".Për t'i thënë Prokurorisë:"...Rri rehat aty ku jeHajduëritë tona vetëI zgjidhim këtej nga ne..."!Populli e merr mesazhin:"Paguaj si ke paguar...!Mos e hap t'i gojën kotSe për ne, je i mbaruar..."!
Këta e përdorin medianJo si vend informacioniPo si mjetin më të bukurKu bëhet hapur presioni.E të gjithë, mirë e dinëPopullit s'ke ç'i sqaronSepse jetën që n'mëngjesE fillon me korrupsion.T'i tregosh arsimtaritQë vërtet s'ka korrupsionKu pa paguar drejtorinPunën dot s'e siguron...?Ju dashka treguar popullitQë s'paguhet tek doktori?Nuk u paguaka gjyqtariS'dashka lekë prokurori...!U duhet treguar fëmijëveQë s'paguajnë lekë në shkollëDo treguar për policëtQë s'e kanë faqen shollë.Do treguar për ministrat...Që nuk marrin kokërr leku!Si është pleksur e është bërëNuk e zgjidh më, as dyfeku.Do na thotë për deputetëQë nuk kanë as dy gram truMe dëftesa false kotiGazetarin shtrojnë në dru.Na del ish-Ministr'i MbrojtjesEmision më emisionPor jo popullit, s'i flet...Duket qartë se ku qëllon…Lebetia e GërdecitPopullin mirë e sqaroiPor ky i flet ProkuroritQë kërkon që ta hetohu.Njerëzit kanë sy, kanë veshë...Çfarë ka mbetur pa sqaruarËshtë se të gjithë po presinTë shikojnë një të ndëshkuar.Njerëzit shikojnë fajtorëtNjë na flet, një akuzon Këta t'vjedhin e të vrasinPor të bëjnë edhe presion…