E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Domosdoshmëri për t'u rihapur Shkollat e Riedukimit"

Po ndodhin shumë shpesh ngjarje të pazakonta dhe nga më absurdet. Shtysën për këtë letër e mora nga rasti i abuzimit seksual të një të riu me dy të mitur, dhe nga akti i plagosjes që një vajzë 13-vjeçare bëri ndaj shoqes së saj.

Brezi i ri, moshat nga 10 në 20 vjeç po prezantojnë problematikë, për të cilën shoqëria duhet të preokupohet. Shumë nga të rinjtë shqiptarë janë të prirur të bëjnë sjellje devijante, arrijnë të bëjnë gjëra të pazakonta.

Pse ndodh një gjë e tillë? Sigurisht, ngaqë nuk marrin edukimin e duhur. Për këtë pjesë të rinisë duhet të hapen Shkolla Riedukimi. Pse ne duhet të bëjmë përjashtim nga vendet e tjera? Këto shkolla ekzistojnë gjithandej.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›