E Shtunë, 31 Tetor 2026

S'ndryshon dollari, euro fiton 0.6 për qind nga 5 janari

TIRANE- Nga fillimi i transaksioneve valutore zyrtare, në 5 janar të këtij viti, e deri ditën e djeshme ka vijuar dukshëm tendenca e zhvlerësimit të lekut në këmbimet me valutat e tjera të huaja. Sasitë e valutës, të sjella nga emigrantët për festat e dimrit, nuk duket të kenë ndikuar pozitivisht në forcimin e lekut, sikurse ka ndodhur zakonisht, si pasojë e rritjes së kërkesës për monedhën kombëtare. Duke u bazuar në vlerësimet zyrtare të Bankës së Shqipërisë, rezulton se valuta që ka pësuar ndikimin më të papërfillshëm është dollari, i cili, më 5 janar 2010 vlerësohej 95.60 lekë dhe dje duheshin 95.61 lekë për një USD. Ndërkohë, valuta evropiane ka pësuar një forcim të dukshëm në pak ditë. Nga 137.80 lekë më 5 janar, më datë 13 janar ajo këmbehej mesatarisht me 138.57 lekë, sipas buletinit të bankës qendrore. Në këtë mënyrë, euro është rivlerësuar me 0.6 për qind në tetë ditë.(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›