Kosovë/ LDK: Ndryshimet në qeveri, të dobishme
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Rame Manaj ka deklaruar se ndryshimet në qeveri janë diçka e natyrshme, por i takon kryeministrit Thaçi të vendosë se cilat lëvizje do të bëhen. "Përmirësimi i punës së kabinetit qeveritar është diçka e drejtë dhe e dobishme. Por kur vlerësohet nga autoriteti vendimmarrës, natyrisht që është e padiskutueshme", ka pohuar Manaj.
Ai ka theksuar se ndryshimet në qeveri nuk janë diskutuar brenda LDK-së dhe ka shtuar se ministrat e kësaj partie e kanë kryer punën e tyre me përgjegjësi dhe përkushtim.
"Nuk ka pasur asnjë vërejtje ndaj tyre. Por nëse do të ketë një riformatim të qeverisë, ai duhet të pranohet nga të gjithë", ka shtuar Manaj.