Sneijder, i lumtur në Inter

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 16:45
Wesley Sneijder ka insistuar se është i lumtur në Inter, pavarësisht spekulimeve rreth interesimit nga Manchester Unitedi.
Ylli holandez thuhet se është objektiv i Sir Alex Fergusonit për afatin kalimtar të verës.
I pyetur rreth mundësisë së transferimit të tij në Old Trafford, Sneijder tha: “A dua të shkoj në Manchester United? Është një klub i mirë, por ndihem mirë në Inter dhe nuk kam arsye të mendoj rreth kësaj”. Sneijder ka kontratë me Interin deri në qershor të vitit 2015.