E Shtunë, 31 Tetor 2026

Taiwo merret vesh me Milanin

Nga Express më 26 prill 2011 në ora 17:27

Mbrojtësi i majtë i Olympique Marseille, Taye Taiwo ka vendosur të largohet nga gjiganti francez për t’iu bashkuar liderit të kampionatit italian, Milan si transfer i lirë në fund të sezonit, ka njoftuar L’Equipe.

Reprezentuesi nigerian do të jetë futbollist i lirë në fund të këtij sezoni, kur edhe skadon kontrata e tij me klubin nga Stade Velodrome.

Taiwo së fundmi ka pranuar se synon të vazhdojë karrierën në Serie A, ndërsa tashmë thuhet se ka arritur marrëveshje për kontratë trivjeçare me Rossonerët.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›