Sneijder në shitje?

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 17:45
Trajneri i Interit, Leonardo, ka dhënë indikacione se është i gatshëm ta shesë mesfushorin Wesley Sneijder në Manchester United.
Pas përfundimit të kampionatit italian në pozitën e dytë, Leonardo deklaroi : “Asnjë futbollist nuk është i paprekshëm”.
E përditshmja italiane La Stampa ka njoftuar të hënën se Sneijder dëshiron të transferohet në Old Trafford dhe se Leonardo është i gatshëm të lejojë largimin e yllit holandez, por me kusht që në vend të tij të sjellë një tjetër futbollist kualitativ.