E Diel, 1 Nëntor 2026

KEK-u humb në veri 2 milionë në muaj

Nga Express më 23 maj 2011 në ora 21:40

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) humb dy milionë euro në muaj nga mungesa e saj në pjesën veriore të Mitrovicës. Kështu ka thënë drejtori menaxhues i KEK-ut, Arben Gjukaj, të hënën në RTK.

Ai ka folur edhe për investimet, të cilat është duke i bërë KEK-u për ta ulur nivelin e ndotjeve të ajrit në vend.

Gjukaj ka treguar se kompania, të cilën e udhëheq ai, do t’i investojë së bashku me Bankën Botërore dhe Qeverinë holandeze nga shtatë milionë euro në çdo tymtar të KEK-ut për t’i ulur ndotjet e ajrit.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›