Spanja për titull

Spanja është pjesëmarrës i rregullt në Kampionat botëror, por shpeshherë ka dështuar të arrijë rezultatet e pritura. Pozita e katërt në garën e vitit 1950 mbetet rezultati i tyre më i mirë. Në përgjithësi rezultati i tyre në Botëror është i mjerë. Edhe pse në letër janë ekip shumë i fortë, ata nuk janë paraqitur të tillë në garat e kaluara. Mirëpo, pas triumfit në Euro 2008 në Austri dhe Zvicër dhe dominimit në fushatën kualifikuese, Spanja është njëri prej favoritëve kryesorë për të fituar Botërorin 2010.
Kualifikimi
Spanja ishte e përfshirë në Grupin 5 me Bosnjën, Turqinë, Belgjikën, Estoninë dhe Armeninë. Ekipi i Del Bosques kishte kampanjë perfekte: 10 ndeshje, 10 fitore, 28 gola të shënuar dhe 5 të pranuar.
Pikët e forta
Harroni statistikat. Të komentojmë mënyrën si Spanja do të mundohet të luajë. Stil i ngjashëm me ekipin e Barcelonës, dominim në posedimin e topit dhe qëndrim ofensiv. Louis Arragones, trajneri fitues i Euro 2008, ndërtoi ekipin rreth dyshes së Barcelonës, Andres Iniesta dhe Xavi, ndërsa David Villa, David Silva dhe Fernando Torres u përkujdesën për golat.
Pikët e dobëta
Siç tha së fundmi Fabio Capello, në Botëror është më lehtë të mposhtet Spanja se Brazili. Ai mund të ketë të drejtë. Por, pse ? Sepse Spanja ka dy dobësi tradicionale: pasiguri në ndërprerje dhe probleme kur përballet me ekipe që nganjëherë dinë të jenë edhe të ‘ndyra’.
Trajneri
Vicente del Bosque zëvendësoi Aragonesin pas Euro 2008. Ai u tregua zgjedhje e suksesshme. Del Bosque tregoi përvojë në drejtimin e ekipit përplot yje, kontrolloi euforinë dhe nuk bëri ndryshime të mëdha.
Yjet e ekipit
Qendërmbrojtësi Gerard Pique ka treguar formë të shkëlqyeshme për Barcelonën dhe është shtyllë në repartin defansiv të Spanjës. I gjatë, i shpejtë dhe i rrezikshëm me kokë, ai është bërë njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në Evropë – pozitë ku Spanja ka pasur vështirësi në të kaluarën. Mesfushori Xavi Hernandes është truri i Spanjës. Nëse ai është në formë, ekipi funksionon. Nëse jo, aty janë Xabi Alonso, Andres Iniesta e Cesc Fabregas. Sulmuesi Fernando Torres është vrasës, por jo vetëm kaq. Ai është i rrezikshëm në kundërsulme dhe së bashku me partnerin e tij David Villa ngjall frikë për çdo ekip kundërshtar.
Momenti më i mirë në histori
Pa dyshim është triumfi në Euro 2008. Nuk ishte sukses i rastësishëm, Spanja shfaqi futboll të shkëlqyeshëm që shihet vetëm një herë nga një gjeneratë e caktuar.
Objektivi në Botërorin 2010
Spanja është favorite si zakonisht, por kësaj radhe këtë epitet e ka marrë seriozisht. Ata do të jenë të uritur për sukses, por duhet pasur kujdes, siç ka thënë Diego Maradona, “Një favorit kurrë nuk ka fituar Kampionatin botëror”.
Gjasat për të kaluar në rrethin e dytë: 88.1 %
Gjasat për të kaluar në çerekfinale: 57.0 %
Gjasat për të kaluar në gjysmëfinale: 39.6 %
Gjasat për të kaluar në finale: 26.7 %
Gjasat për ta fituar titullin: 16.1 %