Socialistët, debate në Grup për ndarjen në Komisionet Parlamentare
Eljona Ballhysa
Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste ka miratuar dje shpërndarjen e deputetëve nëpër komisionet e përhershme parlamentare, si dhe në delegacionet e Shqipërisë. Burime nga ky grup bënë të ditur se janë zhvilluar debate për shkak se disa nga deputetët e njohur si të Grupit për Mendimin Ndryshe, kanë kundërshtuar përcaktimet e kryetarit të partisë. Kështu, mësohet se deputeti Kastriot Islami, që ka qenë pjesë e Komisionit për Politikën e Jashtme, ka kërkuar të jetë sërish anëtar i këtij komisioni, por kjo kërkesë e tij nuk është pranuar dhe ai është përcaktuar si anëtar i Komisionit të Medias. Ndërsa Ben Blushi, i njohur si eksponent i Grupit për Mendimin Ndryshe, është caktuar anëtar i Komisionit të Sigurisë Kombëtar, duke mos ndryshuar pozicion. Gjithashtu, edhe Arben Malaj ka qëndruar në Komisionin e Ekonomisë aty dhe ku ka qenë anëtar gjatë legjislaturës së kaluar. Propozimet e Partisë Socialiste u depozituan dje në Sekretarinë e Kuvendit dhe u miratuan gjatë seancës së djeshme parlamentare. Gjatë kësaj seance u miratuan edhe disa ndryshime të paraqitura nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike.
Anëtarët e PS-së
Anëtarë të Partisë Socialiste në Komisionin më të rëndësishëm Parlamentar, që është ai për Çështjet Ligjore dhe Kushtetuese, do të jenë: Arben Isaraj, Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Dash Peza, Ermonela Fejal, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Shegushe Ligori, Tom Doshi dhe Vasilika Hysi. Këta deputetë, ditën e hënë do të diskutojnë një prej projektvendimeve më të rëndësishme që u miratua gjatë seancës së djeshme, atë për ndryshimin e ligjit për funksionimin e komisioneve hetimore parlamentare në mënyrë që opozita të këtë shumicën në këto komisione. Në bazë të propozimeve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, pjesë e Komisionit Parlamentar të Ekonomisë do të jenë deputetët Albert Çaçi, Andis Harasani, Arben Ahmetaj, Arben Malaj, Erion Braçe, Ervin Koçi, Gjovalin Kadeli, Ilir Beqja, Mimi Kodheli si dhe Rudina Seseri. Pjesë e Komisionit të Përhershëm Parlamentar për Politikën e Jashtme do të jenë deputetët Arta Dade, Ilir Gjoni, Olta Xhaçka si dhe Qemal Minxhozi. Në Komisionin e Integrimit Partia Socialiste do të përfaqësohet me deputetët Ditmir Bushati, Gramoz Ruçi dhe Taulant Balla. Në Komisionin e Sigurisë Kombëtare socialistët do të përfaqësohen me deputetët Arben Çako, Prenga, Asllan Dogjani, Ben Blushi, Sokol Bizhga, Skënder Hasa dhe Xhemal Qefaliaj. Eglantina Gjermani, Eltar Deda Klodiana Spahiu dhe Vangjel Tavo do të përfaqësojnë Partinë Socialiste në Komisionin e Përhershëm Parlamentar të Shëndetësisë. Ndërsa në Komisionin për Veprimtarinë Prodhuese PS-ja do të përfaqësohet me deputetët Artan Gaci, Besnik Baraj, Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Hazir Gashi, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Ndue Kolaj dhe Sadri Abazi.
Në Komisionin e Medias do të jenë anëtarë deputetët Agim Leka, Alfred Dalipi, Ledi Shkreli, Fatmir Toçi, Fidel Ylli, Kastriot Islami, Luiza Xhuvani, Valentina Leskaj dhe Marko Bello. Megjithëse nuk është bërë e ditur zyrtarisht, sipas burimeve pritet që Partia Socialiste të marrë drejtimin e katër komisioneve parlamentare, atë të Medias, Integrimit, Shëndetësisë dhe Veprimtarisë Prodhuese.
Propozimet e Ruçit për anëtarët e Komisioneve Parlamentare
Komisioni i Ligjeve
Arben Isaraj, Armando Subashi, Bashkim Fino, Damian Gjiknuri, Dash Peza, Ermonela Fejal, Fatmir Xhafaj, Pandeli Majko, Saimir Tahiri, Shegushe Ligori, Tom Doshi, Vasilika Hysi
Komisioni i Ekonomisë
Albert Çaçi, Andis Harasani, Arben Ahmetaj, Arben Malaj, Erion Braçe, Ervin Koçi, Kadeli, Ilir Beqaj, Mimi Kodheli, Rudina Seseri
Komisioni i Jashtëm
Arta Dade, Ilir Gjoni, Olta Xhaçka, Qemal Minxhozi
Komisioni i Integrimit
Ditmir Bushati, Gramoz Ruçi, Taulant Balla
Komisioni i Sigurisë Kombëtare
Arben Çako, Prenga, Asllan Dogjani, Ben Blushi, Sokol Bizhga, Rluaj, Skënder Hasa, Xhemal Qefaliaj
Komisioni i Shëndetësisë
Englantina Gjermani, Eltar Deda Klodiana Spahiu, Vangjel Tavo
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese
Artan Gaci, Besnik Baraj, Blendi Klosi, Eduard Shalsi, Hazir gashi, Ilir Beqaj, Namik Dokle, Ndue Kolaj, Sabri Abazi
Komisioni i Medias
Agim Leka, Alfred Dalipi, Ledi Shkreli, Fatmir Toçi, Fidel Ylli, Kastriot Islami, Luiza Xhuvani, Valentina Leskaj, Marko Bello
Propozimet e Patozit për ndryshimet në komisionet parlamentare
Komisioni i Ligjeve
Shtohen: Mesila Doda, Aldo Bumçi, Fatos Hoxha, Edi Paloka
Anëtarë zëvendësues: Lajla Pernaska, Rajmonda Bulku
Komisioni i Ekonomisë
Shtohen: Flamur Noka, Adriana Gjonaj, Luan Skuqi
Anëtar zëvendësues: Bedri Hoxha
Komisioni i Sigurisë
Shtohen: Ardian Turku, Osman Metalla
Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese
Shtohen: Zyhdi Hila, Selami Xhepa, Rrahim Çota, Kreshnik Çipi
Anëtarë zëvendësues: Aldo Bumçi, Arenca Trashani
Komisioni i Medias
Shtohen: Gent Strazmiri, Gerti Bogdani
Anëtar zëvendësues: Eduard Halimi
Komisioni i Shëndetësisë
Shtohen: Albana Vokshi, B. Dusha
Anëtar zëvendësues: Lajla Penaska
Komisioni Jashtëm
Shtohet: Florion Mima
Zëvendësues: Gerti Bogdani, Paulina Hoti
Doktrina e NATO-s në Tiranë, mbërrin “Këshilli i të Urtëve”
Një mision i NATO-s nga “grupi i të urtëve” pritet të vizitojë Tiranën gjatë javës së dytë të marsit, për të konsultuar strategjinë e re të Aleancës së Antlantikut të Veriut. Kështu ka deklaruar në Komisionin e Sigurisë zv.ministrja e Jashtme Edit Harxhi, e cila së bashku me ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami, i njohën deputetët me punën e bërë nga institucionet rreth konceptit të ri strategjik të NATO-s. Ministri Imami dhe zv.mininstrja Harxhi janë mjaftuar me përcjelljen e informacione të përgjithshme gjatë kohës kur në komision ishin edhe mediat, ndërkohë që komisioni i sigurisë ka mbyllur dyert gjatë pjesës tjetër të seancës për shkak të informacionit të klasifikuar që kanë përcjellë dy zyrtarët e lartë.
5 Mars 2010