Adriatik Bregasi zgjidhet kryetar i nëndegës së PD-së në Cakran

PD, e vendosur drejt të ardhmes euroatlantike
TIRANE - Dega e Partisë Demokratike në rrethin e Fierit ka zgjedhur kreun e ri të nëndegës së komunës së Cakranit. Në garë për kreun e nëndegës së PD në Cakran ishin Adriatik Bregasi dhe Bardhyl Alija. Votimi i 41 delegatëve nxori si fitues Adriatik Bregasin, aktualisht shef i burimeve njerëzore në degën e ALUIZNI-it në Fier.
Adriatik Bregasi u zgjodh kryetar i nëndegës së Partisë Demokratike në komunën e Cakranit, në rrethin e Fierit, pas zgjedhjeve të zhvilluara, ku ka qenë i pranishëm edhe ministri i Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj.
Ministri Alibeaj vlerësoi se “Procesi model, zgjedhjet e qeta, të lira e me sens qytetar, që po zhvillohen në të gjitha degët e PD, reflektojnë jo vetëm frymën e lirë dhe demokratike brenda PD-së, por dhe një pjekuri për të marrë përsipër edhe një mandat të dytë për të qeverisur vendin”, tha ministri Alibeaj, njëkohësisht nënkryetar i grupit të punës të PD-së për zgjedhjet në degën lokale të PD-së të Qarkut të Fierit.
Ministri Alibeja shtoi në vijim se “PD është e vendosur për ta çuar Shqipërinë drejt të ardhmes së saj euroatlantike”.
Në garë për kreun e nëndegës së PD në Cakran ishin Adriatik Bregasi dhe Bardhyl Alija. Votimi i 41 delegatëve nxori si fitues Adriatik Bregasin, aktualisht shef i burimeve njerëzore në degën e ALUIZNI-it në Fier.