Bumçi: Nuk tërhiqemi nga zbatimi i ligjit të lustracionit
Maxhoranca vazhdon të bëjë publik vendosmërinë për të zbatuar ligjin për hapjen e dosjeve. Në emër të Partisë Demokratike zëdhënësi i grupit parlamentar Aldo Bumçi ka argumentuar dosmodoshmërinë e këtij ligji me krimet që komunizmi ka kryer në 50 vjet në Shqipëri. Sipas Bumçit është Partia Socialiste e cila për shkak të lidhjeve me regjimin e vjetër po sulmon këtë ligj lustracioni."Dosjet dhe arkivat e së shkuarës mbajnë peng Partine Socialiste", u shpreh Bumçi, i cili nuk bëri asnjë koment për deklaratat e ndërkombëtarëve për ligjin e lustracionit".Sipas kalendarit trejavor të punimeve të Kuvendit, ditën e hënë në seancë plenare pritet të kalojë Autoriteti i Verifikimit të Figurave, ndërkohë që opozita tashmë ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë e kësaj strukture.
...