Refleksione mbi artin e piktorit Helidon Haliti
Autori i Lajmit: red.
Dionis Qirzidhi
Kur u përurua Muzeu, pak vite më parë, me të drejtë u shkrua: “Emri i një biznesi të njohur shndërrohet në një emër arti, që nuk harrohet. Tani e tutje Mezuraj do të na kujtoj gjithnjë Muzeun e Artit, të parin institucion artistik të këtij lloji{ ( Prof. Dr. Ferid Hudhri). Një gjë është e veçantë në këtë ngjarje të madhe artistike në Tiranë, se kudo, në botë, sot flitet për Krizë, ndërsa ekspozita me iniciativën e Muzeut e kapërcen frikën e Krizës dhe na kumton shpresën e të ardhmes. Nё Albumin e Mezuraj Muze qё shoqëron ekspozitën e Koleksionit Mezuraj, Kadare, shkruan pёr piktorin Helidon Haliti:
Pëlhurat e Helidon Halitit kanë aftësinë ta bëjnë njeriun të ndalojë përpara tyre, pa e ditur ndoshta emrin e tij, moshën, apo vendin ku ka lindur. Ky është akti i parë i papërsëritshëm i artit. Një artist që e ka këtë dhunti, mund të thuhet se e ka çelësin e enigmës. Ne i dimë këto pamje, i kemi ndeshur në botën ku jetojmë, ose në ndërgjegjen tonë. E megjithatë ne ndiejmë nevojën që t i shikojmë përsëri, në këtë jetë të dytë, të ofruar prej piktorit. Në këtë rast, falë Helidon Halitit, piktor shqiptar i brezit të ri të shekullit 21. Këto piktura, ashtu si gjithë artet, janë dhe nuk janë të lidhura me jetën. Më saktë ato janë të lidhura me të jo nëpërmjet një zinxhiri ( vargoi ), por nëpërmjet lirisë, që është lidhje më e epërme, e vetmja që arti e pranon. 9 shtator 2008
Ekspozita e Helidon Halitit, jam i bindur se është muzikaliteti i jetës, të cilën nuk e dëgjojmë, por e shohim, e kemi brenda vetes dhe duam ta shprehim. Është vitaliteti, rinia, që vjen e vrullshme, sugjestive dhe të imponohet me artin e saj. Në pikturën e Halidonit, ndien se të pikturosh do të thotë të jesh përherë në zbulim. Se dhe vetë zbulimi është akt sublim krijimi. Rilexoj, në këto çaste, me emocion fjalët e ideatorit dhe themeluesit të “Mezuraj Muzeut”, Eduard Mezuraj, tek Albumi i parё . “Mezuraj Muze” do të jetë përherë i hapur për dialogun në mes artistëve, ai beson se marrëdhëniet e tia kanë qenë e mbeten gjithmonë të frytshme me piktorët, se veprat e tyre ofrojnë një shembull që rrezaton shumë shpresa dhe shanse për artet shqiptare të së ardhmes...:”Gjithëfuqishmëria dhe vitaliteti i një arti janë, pa dyshim, një nga simbolet më të qenësishme të një kombi. Për mua, arti Shqiptar është pasaporta më fine, më konceptuale dhe më delikate e indentitetit tonë kombëtar”.
Me këtë mendim e ndjej se do ta përjetoj nga larg, ditën e përurimit të ekspozitës. Krijimtarinë; e piktorit Helidon Haliti e kam ndjekur që në rininë e hershme të tij, kur vinte nga Lushnja në studiot e piktorëve vlonjatë, së bashku me të atin, poetin Faslli Haliti. Në Athinë ndjeva rritjen artistike të piktorit në disa vepra në gjini e teknika të ndryshme, ku pasqyroi dramën e emigracionit. Helidoni çdo vit e më shumë rritej para syve të mi me vepra që rrezatonin ngrohtësi shpirtërore, bukuri estetike, me tema e subjekte që mirëkuptohen nga shikuesi, për mesazhet që kumton si artist me vizione moderne e si kolorist e vizatues i saktë e intuitiv.
“Fati i artistit ne Shqipërinë post komuniste, në Shqipërinë e tranzicionit siç mund ta artikulojmë, është një çështje e ndërlikuar. Mënyra e konceptimit, mënyra e abstragimit, e sidomos koloristika, përbëjnë arritjet e këtij piktori, i cili ka kërkesa ndaj vetes", shprehet Moikom Zeqo, drejtor i muzeut "Mezuraj".
Shpesh nё studion e Helidonit, por dhe në etydet që përgatiste për ekspozitën e Amstredamit ndieja se universi estetik i Helidon Halitit ishte rritur, tashmё, me koordinata të reja artistike dhe filozofike. Vepra që mbartin gjurmët e pashlyeshme të personaliteteve të tij krijuese, jehona mbresash subjektive, copëza autobiografie të tjetërsuar...
Thellimi në mitet, një tregues, që është në tërësi një apasionim, dehje, dalldisje pas mitologjikes.
Patëm shkuar së bashku në Athinë për të soditur një ekspozitë të Salvador Dalisë si dhe një ekspozitë tjetër të piktorëve bashkëkohorё italianë, me 300 vepra frymëzuar nga mitet.
Tek disa krijues kishte një perceptim më zhbirues të mitit. Një rrugë e cila mund të shndërrohej në një ëndërr, (ose, më mirë në një makth) e cila mund të na ndryshojë vetë ne e të na vërë në gjumë, duke na larguar nga jeta jonë e brendshme, vetjake, për hir të nevojave reale dhe urgjente të teknologjisë, shkruante Saraciono...
Duke i parë me këtë sy shumë nga kompozimet e Halitit kanë meritën se mitet bëhen më të afërta, më të përzemërta, më të bukura, më të kuptueshme në kohën e sotme. Sikur miti të përfaqësojë një nacionalitet “sui generis”, që njeriu më shumë e ndjen se e kupton.
Midis çelësave të shtëpisë kam dhe atë të studios të Helidonit, që kur të shkoj në Tiranë të bujtëm atje... Mes kompozimeve, etydeve, e bibliotekës së pasur, sjell në kujtesë bisedat e shumta në studio me Halidonin, me të atin e tij, poetin Faslli Haliti si dhe fjalët e profesorit tim, erudit, me kulturë elitare Nestor Nepravishta: “Ka qenë një kohë kur miti ishte një sinonim i vërtetë për diçka të gabuar. Sot është tendenca për të parë mitet si mishërime dramatike dhe narrative të perceptimit të njerëzve, për të vërtetat më të thella, krahas me naivitetin, përciptësinë, mendjelehtësinë në interpretimin e shumë dukurive të botës reale. . Shumë njerëz të kulturës e arteve të kohëve tona sikur ndiejnë një boshllëk, një vakum nga zhdukja e botës së miteve. Mitet sikur i jepnin një karakter më të rregullt, më të organizuar, më të disiplinuar botës. E bënin atë më të kuptueshme. Miti vazhdon akoma të ushtrojë joshjen, magjepsjen e papërmbajtshme të kohëve të para. (Nestor Nepravishta”)...
"Nuk i kam rilexuar mitet shqiptare, sepse doja t i bëja në mënyrë me ato qe unë mbaja mend. Asnjë piktor shqiptar i këtushëm, me idenë e piktoreve elitare nuk do të "guxonte" sepse do t i dukej jashtë mode që të bënte mitet shqiptare. Ky është një problem. Kjo gjë me ndodh dhe mua pas disa vitesh", thotë piktori Helidon Haliti. Portretet, kompozimet ne ciklin e ngujimit, Kostantini dhe Doruntina, por edhe mitet antike si rrëmbimi i Evropës mbi dem, janë pjesë të krijimtarisë cilësore të Helidonit krahas "Pranvera", “Këmbët-emigrimi”, “Pemët”…
Të gjitha këto të hedhura në tablo, ku përjeton, në penelin e piktorit, sinqeritetin e fisnikërinë.
Ndjenja që i kam shprehur dhe në librin tim “Pasqyrat e Afërditës”.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009