Duka ka gati shkarkimin e Ari Han
Autori i Lajmit: red.
Trajneri i Kombëtares
Federata Shqiptare e Futbollit po mendon për një emër të ri në bankinën e kombëtares shqiptare. Pas rezultateve zhgënjyese të arritura në dy ndeshjet e fundit nga kombëtarja e drejtuar nga trajneri hollandez Ari Han, pritet shkarkimi i tij nga ana e presidentit të FSHF-së, Armando Duka. Presidenti i FSHF-së, i cili ka të drejtën ekskluzive, jo vetëm për ta emëruar trajnerin, por sigurisht edhe për ta shkarkuar atë, pas ndeshjes në Danimarkë , duket se ka qënë mjaft i zhgënjyer. Daljet e tij publike kanë qenë të shpeshta dhe në njërën prej tyre ka thënë thjesht që: “e di që ka shumë të pakënaqur nga trajneri, por nuk dua të nxitohem”. Burime brenfa selisë së “qeverisë” të futbollit në shqipëri bëjn të ditur nën zë se tashmë Presidenti Duka është pothuajse e sigurt që e ka shkarkuar trainerin hollandez ai thjesht po analizon me përfaqsuesit juridik të federatës një shkëputje më me lehtësi financiare sesa ajo e përcaktuar në kontratën e dy palëve. Pas ndeshjes së Kopenhagenit, që kurrësesi nuk ishte vendimtare, por i vuri kapak një rrjedhjeje rezultatesh të dobëta nga ana e kombëtares shqiptare, presidenti i FSHF-së ka pasur një takim me disa nga anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, konsulentë të përhershëm personal në lidhje me vendime të rnëdsishme për përfaqësuesen dhe futbollin në përgjithësi. Një takim i cili nuk ka pasur debate në një pikë. Trajneri për nga mënyra se si shkuan gjërat dhe për klimën e krijuar nuk duhet të vijojë më punën si kuqezi. Megjithatë Federata ende nuk e ka zyrtarizuar vendimin dhe arsyeja kryesore është çështja financiare. Në rast se FSHF do ta shkarkonte trajnerin Arihan në këtë moment do të duhej të paguante edhe rreth 80 mijë euro pasi kontrata e holandezit është dy vjeçare. Këto para do të kurseheshin nëse tekniku hollandez vendos ta japë vetë dorëheqjen. Por, Trajneri, jo vetëm që nuk ka dhënë shenja dorëheqje apo dorëzimi, por përkundrazi ka premtuar se në të ardhmen do të bëjë një Shqipëri më të mirë. Në këto kushte të tilla duhet operuar me kujdes. Tre ndeshjet e mbetura nuk japin shumë garanci suksesi. Edhe sikur të ishte një trajner, vështirë se mund të arrijë objektivin e madh. Danimarka, Suedia dhe Portugalia janë skuadra që lehtësisht mund të parashikosh humbje. Alternativat për zëvendësuesin e hollandezit po kërkohen në dy pista kryesore. FSHF ka si opsion ndoshta vendosjen e një trajneri shqiptar deri në fund të këtyre eliminatoreve. Më pas do të mendohet për një revolucion në të gjitha planet dhe do të mendohet sigurisht edicionin e ardhshëm. Marrja e një trajneri të huaj ka disa rreziqe. E para do të kishte një kosto të lartë financiare. Trajneri i huaj nuk do të pranonte të drejtonte vetëm këto tri ndeshje dhe afrimi i tij me një kontratë që parashikon edhe edicionin e ardhshëm mund të ketë shumë të papritura. Me një CV të pasur, fakti i të qënit një ish futbollist i madh dhe shumë i njohur në arenën ndërkombëtare, bëri që në përgjithësi njerëzit e sportit dhe tifozët e thjeshtë të besonin se Han mund ta dërgonte Shqipërinë edhe një hap më përpara. Ashtu si kishin bërë dy parardhësit e tij, Brigel dhe Bariç. Han nuk e realizoi një gjë të tillë dhe Shqipëria futbollistike për fat të keq në arenën ndërkombëtare humbi disa vende në “sport dhe në imazh”.
Ky lajm është publikuar: 07/04/2009