Kartat e reja të identitetit mollë sherri mes deputetëve
07/04/2009 Përfaqësues të shumicës dhe pakicës përplasen në Kuvend
Mazhoranca dhe opozita janë përplasur në seancën e djeshme parlamentare mbi përgjegjësitë që do t’i sjellë vendit anëtarësimi në NATO. Përfaqësues të opozitës së majtë kanë theksuar se zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të 28 qershorit janë testi i parë dhe kryesor për vendin pas anëtarësimit. Ndërkohë mazhoranca është shprehur e vendosur për zgjedhjeve të lira dhe brenda standardeve. Kryetarja e grupit kuvendor të Partisë Socialiste Valentina Leskaj ka përshëndetur anëtarësimin në NATO, por kujtoi se standardi i parë i një demokracie funksionale janë zgjedhjet. “Nuk shërbejnë sloganet e Kryeministrit në mitingje dhe ahengje”, - ka deklaruar ajo. Për Leskajn zgjedhjet parlamentare janë në rrezik serioz, për faktin se qytetarët shqiptarë nuk po pajisen me kartat e reja të identitetit. Ajo ka evidentuar si problem koston e kartave të reja elektronike. “Kërkojmë që qeveria të plotësojë detyrimet e saj ndaj shtetasve. Çdo ditë që kalon vë në rrezik standardet e zgjedhjeve. Nuk mund të ketë zgjedhjet në këto kushte, ndaj është detyra e qeverisë të reflektojë”, - ka deklaruar drejtuesja e deputetëve socialistë në Kuvend. Por këto pretendime janë hedhur poshtë nga kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike Astrit Patozi. Ai ka theksuar se është fatkeqësi që kryetari i PS-së Edi Rama përpiqet që problemet dhe hallet e tij t’ia kalojë partisë që drejton dhe problemet e partisë t’ia kalojë gjithë vendit. “Vetëm një kryetar i papërgjegjshëm kërkon që ta shndërrojë hallin personal në një problem të të gjithë vendit. Ky është mjerim i opozitës”, - ka deklaruar Patozi. Ai është shprehur se gjithkush ka parë vajtimin e kryetarit të PS-së për kartat. Patozi ka theksuar se diferenca mes mazhorancës aktuale dhe opozitës së majtë u pa qartë në dy mitingjet e organizuara me rastin e anëtarësimit të vendit në NATO. “Me xhelozi kryetari socialist kërkoi festimin një ditë më parë. Kontrasti mes dy festimeve është ai mes mazhorancës dhe opozitës”, - ka deklaruar kreu i grupit demokrat.