E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialistët kërkojnë mbledhjen e Këshillit të Bashkisë së Tiranës

Këshilltarët socialistë të Bashkisë së Tiranës kërkojnë me ngulm nga drejtuesit e Bashkisë së Tiranës që të lejojnë mbledhjen e këshillit për të shqyrtuar kërkesën e tyre për diskutimin e problematikave të lindura në riorganizimin e kësaj bashkie.

Në një dalje për mediat, Mimoza Hafizi, duke folur në emër të grupit të këshilltarëve të majtë, ka kërkuar dhe një herë që drejtuesit e bashkisë të thërrasin sa më parë mbledhjen e këshillit bashkiak, për të shqyrtuar rastin e incidentit të dy ish-punonjëseve të këtij institucioni me kreun e policisë bashkiake. “Grupi ynë i këshilltarëve të majtë në këshillin bashkiak, në emër të interesit publik denoncon edhe njëherë faktin e mos thirrjes së mbledhjes së këshillit bashkiak të kërkuar nga ana jonë për një rast shumë të rëndë, dhunimin e dy zonjave në zyrat e shtetit. Nuk do reshtim se thëni se ky është një akt i rëndë dhe i dënueshëm nga gjithë qytetarët, të majtë e të djathtë. Ka dy muaj që këshilli nuk mblidhet as në takimin e radhës, duke shkelur ligjin e rregulloren, sepse organizatorët kanë frikë të diskutojnë për çështje madhore që shqetësojnë gjithë opinionin publik”, - tha Hafizi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›