Socialistët po blejnë votat duke paguar listat e bukës që kanë qytetarët

10/05/2005 Edi Paloka, thotë se kundërshtari i tij po përdor para të pista për të blerë votën e zgjedhësve
Kandidati i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në zonën numër 37 në kryeqytet, në një intervistë për “Metropol”, shprehet i bindur për fitoren e tij në përballjen me kandidatin socialist, Shpëtim Idrizi. Gjatë intervistës, Paloka akuzon kundërshtarin e tij se po përpiqet të blejë votat e zgjedhësve të kësaj zone, duke i paguar listat e dyqaneve. Sipas kandidatit të PD-së, Idrizi po përdor paratë e doganave, që u ka vjedhur shqiptarëve, për të blerë më pas votën e tyre. Ai tha se në premtimet e tij elektorale do të mbështetet kryesisht në platformën e PD-së dhe në realizimin e nevojave më emergjente të zonës, duke shmangur premtimet boshe, që, sipas tij, kanë karakterizuar kampin kundërshtar në prag të fushatave elektorale. Duke bërë një krahasim të Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe Kongresit të PS-së, Paloka shprehet se qëndron në faktin se demokratët shpalosën në forumin më të lartë të tyre platformën për zhvillimin e vendit, ndërsa socialistët shfaqën panikun që i ka zënë nga humbja e sigurt në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.
Zoti Paloka, ju jeni kandidat për deputet në zonën numër 37. Si e cilësoni përballjen me kundërshtarin tuaj kryesor, Shpëtim Idrizi?
Jo, nuk e shoh kandidimin si të vështirë, pasi ajo është një zonë demokratësh, është një zonë që unë faktikisht e kam zgjedhur vetë. Natyrisht, duke rakorduar dhe me kryetarin e PD-së dhe me Kryesinë e partisë. Eshtë një zonë që në fakt edhe është përmirësuar nga sa ka qenë në zgjedhjet e fundit dhe aty unë kam mjaft miq personal, pa folur pastaj për lidhjet politike. Kam mjaft miq personal, të cilët kanë qenë në shtabin tim dhe në zonën që unë kam pasur. Këtë zonë elektorale e kam kërkuar që në zgjedhjet e vitit 2001 dhe mendoj që, përderisa këta njerëz më dhanë ndihmesën e tyre, duke ardhur te zona që unë kisha në zgjedhjet e kaluara, është më normale që tani, duke punuar në terrenin e tyre, edhe ndihmën do të ma japin më të madhe. Së pari, mendoj që është një zonë totalisht e fitueshme nga PD, por me këtë nuk dua të vë në gjumë as strukturat, dhe as njerëzit, pasi duhet shumë punë. Kjo për arsye se kundërshtari, ashtu si dhe shumë të tjerë, e kanë mbështetur gjithçka në hedhjen e parave të pista në fushatë. Ata mendojnë se, tani kur nuk kanë asgjë tjetër se çfarë t’u thonë njerëzve, do të mund të marrin mandatet e deputetit me paratë që kanë vjedhur gjatë këtyre viteve. Kjo është strategjia e Fatos Nanos, duke e ditur që nuk mund të kandidonte më figura politike, pasi është totalisht i diskredituar, ka hedhur në treg kandidatë, që njihen si stafi i tij i afërt, apo kandidatë që ne i kemi quajtur ndryshe "klani Nano“. Klani që ka mbledhur në dorën e tij paratë që i vidhen çdo ditë shqiptarëve dhe, siç thashë, shpresojnë se me ato para që u kanë vjedhur shqiptarëve t’u blejnë votën dhe të sigurojnë mandatet, qëduhen vetëm për të ruajtur paratë që kanë vjedhur gjatë këtyre viteve. Por, unë i siguroj se, edhe sikur të ndodhë çudia, tek e cila ata shpresojnë, pra që shqiptarët të shesin dinjitetin e tyre me para, pra këta tipa të marrin mandate deputeti, i siguroj se nuk do të qëndrojnë dot as një javë në parlamentin shqiptar. Partia Demokratike e ka fitoren e sigurtë, pavarësisht nga mandati ose jo i Edi Palokës dhe këta të jenë të bindur se për ata ka vetëm një vend, i cili nuk është parlamenti shqiptar, vendi që u takon dhe ku do të përfundojnë pas zgjedhjeve.
Po flisni me një gjuhë të ashpër. Nga PD është deklaruar një fushatë me një gjuhë më të zbutur në fushatën elektorale. Mos jeni imponuar nga kundërshtari?
Sigurisht, që Partia Demokratike ka strategjinë e saj. Tani nuk po flas si zëdhënës i PD-së, por si kandidat për deputet. Unë gjithnjë kam qenë për të bërë një fushatë të hapur, të ndershme dhe që në 2001 nuk kam dashur ta sulmoj kundërshtarin tim, që e shihja vetëm si kundërshtar politik. Por, kur shoh që bëhen poshtërsi të tilla, ku tentohet të blihen njerëzit me para, që funksionet shtetërore përdoren si të jenë funksione private. Pasi kundërshtari im, siç e thashë, gjithë fushatën e ka mbështetur në paratë e pista, në premtimet që u bën njerëzve për t’i punësuar në doganë, në kërcënimet se do u prishë banesat, apo dyqanet, që ata mund të mos i kenë të legalizuara. Po përdor administratën, sepse fushatën në zonën time për Shpëtim Idrizin po e bëjnë punëtorët e doganës. Vetëm një pjesë e vogël njerëzish, të cilëve u ka dhënë nga 50 apo 70 milionë lekë, që i rrijnë tërë ditën prapa dhe e gënjejnë se me paratë që u ka dhënë atyre do të blejnë dhe votat e tjerëve.
Akuzoni se po tentohet të blihet vota. Ku i ngrini këto akuza dhe a jua ka vërtetuar kush se vërtet Shpëtim Idrizi po tenton të blejë votën e zgjedhësve në zonën tuaj?
Po, por kjo s'po ndodh vetëm në zonën time, por edhe në zona të tjera. Kandidatët e Partisë Socialiste po shkojnë, jo vetë ata, por me njerëzit e tyre, po paguajnë listat e gjata të bukës që janë nëpër dyqane. Kjo bëhet me shpresë për të marrë votat e atyre që ata vetë i kanë çuar deri në këtë pikë, sa të marrin bukën me listë. Por, unë besoj se qytetarët shqiptarë tashmë janë aq të ndërgjegjësuar dhe e dinë shumë mirë se kush i bëri të marrin bukë me listë. Nuk do të gënjehen aq lehtë dhe t'u japin votën pikërisht këtyre njerëzve që i varfëruan deri në këtë shkallë për t’i blerë sa më lirë. Nëse do të votonin për ta, njerëzit e dinë që kjo votë do të thotë një tjetër listë e gjatë buke në katër vitet e ardhshme. Unë besoj se ata nuk do mund të gënjehen më nga elementë të tillë të kësaj fushate të pistë që po bëjnë socialistët. Eshtë e vërtetuar. Sepse ma kanë thënë vetë të zotët e dyqaneve, të cilët e kanë denoncuar këtë fakt. Madje, ka pasur disa prej tyre që s'i kanë pranuar paratë e Shpëtim Idrizit apo të tjerëve, duke i thënë se "nuk kemi nevojë, do i paguajmë vetë, apo nuk i duam paratë tuaja“. Por dua të them se ekziston si fenomen dhe bën pjesë në fushatën që po bën Partia Socialiste.
Po Edi Paloka çfarë u premton atyre njerëzve për katër vitet e ardhshme?
Nuk është fjala te premtimet që mund të bëj unë. As në vitin 2001 nuk kam bërë premtime boshe dhe mashtruese, siç janë mësuar të bëjnë socialistët në fushata elektorale. Edhe në zgjedhjet e kaluara, u kam thënë banorëve të zonës time se nuk dua t’u premtoj parajsën apo mrekullira. U kam premtuar se do të jem në krah të tyre për çdo problem që do të kenë. U kam premtuar se në rast se në pushtet do të jetë PD do të zgjidhim bashkarisht çdo problem të tyre, qoftë si komunitet, qoftë si individ. Të njëjtën gjë po e bëj dhe në zonën ku kandidoj aktualisht, dhe sigurisht që situata është krejt e ndryshme. Nëse katër vitet e shkuara unë isha një deputet i opozitës, flitet për një opozitë në një shtet jo normal si ky që drejtohet nga Fatos Nano, këtë herë fitorja është e sigurt, dhe mendoj që edhe qytetarët e zonës time do të jenë shumë më të vendosur të votojnë një deputet që do të jetë pranë tyre, sesa një njeri që nesër e ka vendin në qelitë e tyre për shkak të vjedhjeve dhe abuzimeve që ka bërë me paratë e shqiptarëve.
Edhe një pyetje të fundit. Ju jeni zëdhënës i PD, do donim një opinion tuajin, ose qoftë dhe një krahasim mes Kongresit të PD-së dhe Kongresit të PS?
Po ta marrim nga ana vizuale, Kongresi i PS-së ishte vetëm një imitim deri në detaje i Kuvendit të PD-së. Por ajo që është më e rëndësishmja është ana politike. Në Kuvendin tonë Kombëtar u shfaqën platforma dhe programe, të cilat kanë të bëjnë me integrimin e vendit në Evropë. Uljen e varfërisë, uljen e taksave, strehimin e njerëzve, zhvillimin e industrisë, ekonomisë, luftën kundër korrupsionit dhe fenomeneve që vijnë nga ai. Ndërsa për sa i pëkret kongresit të PS-së, ashtu siç e kanë ndjekur të gjithë, aty kishte vetëm një refren, i cili ishte viti 1997. Një gjë të tillë socialistët nuk e kanë bërë as në vitin 2001, përkundrazi në këtë vit Fatos Nano premtonte se, nëse deri në atë moment kishin akuzuar PD-në dhe Sali Berishën për pasojat ose për vështirësitë, që nga ai vit dhe në vazhdim për gjithçka do të ndodhte do të ishte përgjegjësia e tyre. Fakti që pas tetë vjetësh i kthehen sërish '97-ës, tregon vetëm panik. Shqiptarët e dijnë fare mirë se kush e organizoi '97, por socialistët mendojnë se me këtë ideologji do të mbledhin të paktën militantët e tyre rreth Fatos Nanos, duke i trembur me një gogol që në fakt s'ka ekzistuar asnjëherë.