NDI: Koja thotë gjepura
11/05/2005 Këshilltari i lartë për politikat në Institutin Demokrat për zgjedhjet, Dan Redoford, një ditë pas publikimit dhe kontestimeve që mori sondazhi nga disa forca politike, ka mbrojtur seriozitetin me të cilin është bërë ky studim. Redoford ka theksuar se deklaratat e zëdhënësit politik të PS-së, Gjergji Koja, janë të pabaza. Duke komentuar dhe kontestimet që i ka bërë sondazhit gazeta "Zëri i Popullit“, ai tha së “komentet në "Zërin e Popullit“ ishin më ngazëllyeset dhe më mbresëlënëset, ndaj nuk i komentoj. Ne kemi një bahskëpunim me zotin Koja, por në këtë çështje nuk bie dakord me të. Mund të them se, pavarësisht nga deklaratat e Kojës, ne nuk kemi organizuar ndonjë sondazh, ku Xhon Kerri është shpallur fitues. Zoti Koja e di që kjo është një gjepur dhe nuk e fajësoj për përzgjedhjen e kësaj gjëje, sepse ai e di që ato që tha nuk janë të vërteta“. Gjithashtu, Redoford ka mohuar implikimin e kreut të PR-së, Fatmir Mediu, në bërjen e këtij sondazhi. “Sondazhi nuk kishte qëllim dhënien e rezultateve përfundimtare, por thjesht informimin për qytetarët dhe orientimin për politikanët“, tha Redoford.