KQZ miraton formatin e fletëve të votimit
11/05/2005 Fleta do të jetë 21 cm e gjerë dhe 35 e gjatë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka diskutuar për modelet e fletëve të votimit, të cilat do të përdoren nga votuesit në procesin zgjedhor të 3 korrikut. Pas shumë diskutimesh të ditës së djeshme, KQZ-ja nuk ka rënë dakord për modelin përfundimtar të këtij formati, duke lënë të hapur diskutimet për ditët në vazhdim. Ndërkohë që KQZ-ja ka vendosur për madhësinë e fletëve të votimit. Të dyja anët e fletës së votimit sipas modelit të prezantuar nga administrata e KQZ-së ishin të ngjyrosura dhe do të kenë numrin serial. Përmasat e këtyre fletëve janë gjykuar si të përshtatshme, pasi emrat e kandidatëve apo partive të jenë sa më të dallueshme nga personat që do të votojnë në zgjedhjet e verës. Gjerësia do të jenë 21 cm dhe gjatësia 35 cm. Ndërkohë që emrat e kandidatëve dhe të subjekteve politike do të jenë të shkruara me gërma kapitale. Nga ana tjetër, gjerësia e kundrafletës do të jetë rreth 1.5 cm dhe numri serial i çdo flete votimi do të jetë 7-shifror. Anëtarët e KQZ-së ranë dakord që fleta e votimit të jetë e ngjyrosur nga të dy krahët e saj, me të njëjtën ngjyrë. Për zgjedhjet e ardhshme do të përdoren 2 fletë votimi, njëra për të zgjedhur kandidatët për deputetë dhe tjetra për partitë politike. Gjithashtu është diskutuar dhe për procedurat e votimit si hapja e votimit, largimi nga qendrat e votimit i personave të caktuar, pezullimi i votimit, largimi i policisë nga qendra e votimit, si dhe mbyllja e votimit.