E Hënë, 2 Nëntor 2026

Braho: Taksa "Majko" është harxhuar

11/05/2005  Ka filluar dje punimet Komisioni parlamentar Hetimor, ku si objekt të punës dyjavore do të ketë zbardhjen se për çfarë janë përdorur 46 milionë dollarët e grumbulluar nga taksapaguesit shqiptarë për rrugën Durrës-Kukës. Sipas deputetit të Lëvzjes Socialiste për Integrim, Spartak Braho, vetëm një pjesë shumë e vogël e kësaj takse është përdorur nga qeveria për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës, ndërkohë që pjesa më e madhe është përdorur për të mbuluar deficitin buxhetor. "Të ardhurat e grumbulluara nga kjo taksë shkojnë deri në 46 milionë dollarë, shifër kjo e marrë nga Ministria e Financave, ku rezulton se janë përdorur vetëm 258 mijë lekë për ndërtimin e rrugës Durrës-Kukës dhe nuk dihet se ku kanë shkuar paratë e tjera, ndonëse me ligj të posaçëm në dhjetor të 2003 është vendosur që pjesa e mbledhur nga taksa do të shërbejë vetëm si burim financimi për këtë rrugë". Ndërkohë, komisioni ka kërkuar që në mbledhjet e tij të vijnë për të raportuar ministri i Financave, ministri i Transportit si dhe përfaqësues nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatim-Taksave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›