Bosnjë, dënohen dy serbë për masakrën e Srebrenicës
SARAJEVë - Dy serbë të Bosnjes, Radomir Vukoviç dhe Zoran Tomiç, janë dënuar me sot nga drejtësia boshnjake me 31 vjet heqje lirie secili për përfshirje në "gjenocid", vepër e kryer në vitin 1995 kundër popullsisë myslimane në Srebrenicë, njoftuan sot burime të gjyqësorit.
Gjykata boshnjake për krime lufte e shpalli Radomir Vukoviç, 36 vjeç dhe Zoran Tomiç, 38 vjeç, fajtorë për pjesëmarrje në ekzekutimin e "të paktën një mijë meshkujve myslimanë" në Kravicë, lokalitet në afërsi të Srebrenicës, më 13 korrik të vitit 1995, deklaroi gjykatësi Senadin Begtaseviç, gjatë leximit të vendimit të trupit gjykues.
"Janë përfshirë në shumë ekzekutime dhe rrjedhimisht kanë qenë pjesë e fushatave të spastrimit etnik të popullsisë'', u shpreh gjykatësi.
Dy të akuzuarit janë shpallur fajtor për "bashkëpunim në gjenocid", theksohej më pas.
Radomir Vukoviç dhe Zoran Tomiç në kohën e ngjarjeve ishin anëtarë të një njësiti forcash speciale policore serbo-boshnjake, shpesh në komandën e krerëve të ushtrisë, sipas të njëjtit burim.
(e.n/ata/BalkanWeb)