E Diel, 1 Nëntor 2026

Borisov, Krasniqit: Do ndihmojmë Kosovën në proceset integruese

PRISHTINE- Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, në një pritje sot për delegacionin e parlamentit kosovar, të drejtuar nga kryeparlamentari Jakup Krasniqi, vlerësoi arritjet e Kosovës në ndërtimin e shtetit dhe premtoi ndihmën e gjithanshme bullgare në proceset integruese të saj.

Ballkani mund të qetësohet përfundimisht, tha ai, vetëm kur vendet e tij të jenë integruar në BE, bën të ditur zyra e shtypit e Kuvendit të Kosovës.
Proceset e Kosovës, kryeministri bullgar i quajti të pakthyeshme dhe kërkoi që me vendosjen e rendit dhe të sigurisë, të mundësohet tërheqja më e madhe e investimeve, si kusht i zhvillimit.

“Ne na duhen investime dhe biznese të përbashkëta të të dy vendeve”, tha Borisov. Duke theksuar që Bullgaria është ndër vendet e para që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, ai konstatoi historinë tonë të pasur e të përbashkët dhe nevojën e komunikimeve më të mira. Në fund të takimit, kryeministri Borisov i kerkoi kryetarin Krasniqi, t’i përcjellë përshëndetjet e tij, kryeministrit Thaçi.

Gjatë këtij takimi bashkëbiseduesit rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera midis dy vendeve dhe theksuan nevojën e thellimit të mëtejshëm të tyre në të gjitha fushat.
Kryetari Krasniqi njoftoi kryeministrin Borisov për arrittjet e Kosovës dhe për synimet e saj të ardhshme dhe theksoi bashkëpunimet mes dy vendeve. “Ne do të dëshironim të shohim në Kosovë grupe përfaqësuesish të bizneseve të Bullgarisë, të cilët do të njiheshin me kushtet shumë të favorshme të investimeve atje”, tha Krasniqi.
(e.n/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›