E Diel, 1 Nëntor 2026

Socialisti Hollande , kandidat për president në Francë

Ish-kreu i socialistëve francezë, François Hollande, do të jetë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale sfiduesi i presidentit të tanishëm Nicolas Sarkozy. Gjatë një balotazhi të partisë më të madhe opozitare, Hollande mori rreth 56 për qind të votave kundrejt kandidates tjetër, ish-ministres së punës, Martine Aubry e cila i siguroi atij mbështetjen e saj.
Tre milionë persona morën pjesë në votim. Pjesëmarrja është e mundshme për çdo francez i cili është i njohur me synimet e së majtës politike dhe paguan një tarifë prej një euro.
Sarkozy, popullariteti i të cilit ka rënë, sipas mediave së shpejti do të nisë fushatën e tij zgjedhore. Zyrtarisht ai nuk ka bërë të ditur ende nëse në prillin e vitit të ardhshëm do të kandidojë për një mandat të dytë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›