E Diel, 1 Nëntor 2026

Liga Arabe kërkon zhvillimin e një "dialogu" në Siri

Liga Arabe nuk ka mundur të bjerë dakord për një përjashtim të Sirisë për shkak të represionit të dhunshëm që po ushtrohet në këtë vende ndaj opozitës. Pas një takimi të posaçëm në Kajro ministrat e jashtëm të ligës së shteteve kërkuan në vend të përjashtimit të Sirisë të zhvillohet një "dialog nacional" mes qeverisë së kreut të vendit Bashar al Assad dhe kritikuesve të tij.

Ky takim do të zgjasë dy javë në Kajro, thuhet në një deklaratën zyrtare. Qëllimi i konferencës është për të realizuar aspiratat e ligjshme të popullit sirian dhe të shpresave për ndryshim duke i dhënë fund dhunës dhe duke shmangur një ndërhyrje të trupave të huaja ushtarake. Por një përjashtim të mundhshëm të Sirisë dhe një njohje të Këshillit Kombëtar të opozitës siriane nuk u miratua nga shumica.

Protestat në Siri vazhdojnë ndërkohë që nga muaji mars sipas vlerësimeve nga këto protesta tashmë kanë vdekur më shumë se 3.000 persona.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›