Sofia Loren: "Nuk dua të plakem, ndihem e re në shpirt"
Ka që nga nata magjike e vitit 2003, kur "Chicago" i tij fitoi 6 çmimi "Oscar", që Rob Marshall po punon për "Nine", muzikalin kinematografik të frymëzuar nga një muzikal i Brodway-t. Vite të tëra kaluar duke zgjidhur probleme të të drejtave, duke siguruar financimet, duke bërë bashkë një grup skenografësh, koreografësh dhe kompozitorësh, për të menduar më pas për xhirimet. "U rrethova nga aktorë të mëdhenj, nga njerëz që prej dhjetëvjeçarësh nuk bënin më asnjë provim pranimi, por që më luteshin t‘u jepja një mundësi". Dy vjet më parë dukej se gjithçka ishte në rregull, por për Marshall kishte ende një tjetër çështje për t‘u zgjidhur: Sophia Loren. Nëse aktorja e famshme italiane nuk do të kishte pranuar të luante pjesën e nënës së Guidos, regjisori në krizë kreativiteti dhe ekzistencializmi në qendër të historisë, nuk do ta kishte ndërmarrë këtë nismë. Kështu mori guximin ta takonte plot frikë, por zbuloi se Loren ishte më se e gatshme. "Nuk iu desh shumë të më bindte. Gjithmonë kam ëndërruar të bëj një film me Felinin, por që për arsye të ndryshme nuk ka ndodhur. Duke interpretuar te ‘Nine‘, më në fund ia arrita qëllimit të bëja një film për të. Pastaj më pëlqeu ideja e një muzikali, një zhanër që mua më ka pëlqyer gjithmonë". Me 100 filma mbi shpinë dhe për më shumë se gjysmë shekulli e kthyer në një personazh legjendar, Sophia duket e mahnitshme e veshur me një kostum të zi "Armani". Teksa e sheh, e ke të vështirë t‘i besosh biografisë së saj që thotë 75 vjeçe. Loren ka zgjedhur që të jetë seksi deri ditën e fundit të jetës së saj dhe kjo, të paktën në rastin e saj, nuk ka asgjë për t‘u qortuar, pasi deri më tani ajo ia ka dalë të jetë unike për moshën që ka. Dikur ajo ishte një pjesëmarrëse e konkurseve të bukurisë, që vinte nga qyteti jugor i Napolit dhe u bë e famshme në kinema e madje fitoi si rrallë kush në Itali një çmim "Oskar" për filmin "Dy gra". Ajo ishte ylli brun i kinemasë, që emetonte sensualitet nga çdo pjesë e trupit të saj. Gjithmonë shumë krenare për pamjen e saj të jashtme dhe e kujdesur deri në detaje për ta paraqitur atë gjithmonë të freskët dhe të kuruar. Ajo e dinte se mund të fotografohej edhe nga njerëz të rastësishëm dhe duhet që të ishte shumë e rregullt në paraqitje edhe jashtë në rrugë.
Dëshironi të bëni një krahasim mes Marcello Mastroiannit dhe Daniel Day-Lewis?
Po nuk mund të krahasohen, edhe pse me Marcellon kam bërë 14 filma. Janë dy aktorë të mëdhenj, dy qenie njerëzore të mrekullueshme, por rrënjët e tyre janë tërësisht të ndryshme. Kjo ka rëndësi.
Çfarë ndjetë teksa xhironit në "Piazza del Popolo"?
Nuk ndjeva ndonjë gjë të veçantë. Ishte diçka që e kisha bërë shpesh. Ishte thjesht një skenë e përshtatur për filmin.
Nicole Kidman, Penelope Cruz, Marion Cotillard, Judy Dench dhe aktoret e tjera të "Nine", tregojnë se ishin të gjitha të "trembura" nga prania juaj, por ju u sollët me to si një nënë dhe zonjë e vërtetë...
Si një nënë? Ndoshta, sepse askush nga ato nuk hante mjaftueshëm dhe unë i detyroja ta bënin. Pastaj edhe unë isha nervoze, sa herë që nis një film, asnjëherë nuk e di nëse do ia dalësh mbanë. Ndoshta nuk dukem, po jam shumë e ndjeshme. Por në sheshin e xhirimeve u krijua menjëherë një atmosferë e këndshme. Të gjithë mendonin se meqë ishin mbledhur aq shumë aktorë bashkë, do të krijohej ndonjë "shkëndijë", përkundrazi shkoi gjithçka shumë mirë.
Është e vërtetë se qatë kur u ndatë pasi mbaruan xhirimet?
Po, dhe kjo është diçka që ndodh shumë rrallë në sheshin e xhirimeve. Por të gjitha kishin diçka speciale: Judi Dech ishte shumë e këndshme, ashtu si vetëm anglezët dinë të jenë, ndërsa me Penelope Cruz kemi kënduar dhe kërcyer së bashku si "të dehura" nga muzika.
Të këndonit, ishte diçka e re për ju?
Atëherë ju nuk e njihni karrierën time. Kam kënduar më shumë se Barbara Streisand. Bëj shaka, më ka bërë të lumtur ideja që këndova, por nuk e di si kam dalë, pasi ende nuk e kam parë filmin.
Ju mbeteni aktorja e vetme italiane që ka arritur të punojë në Hollywood, në nivelet më të larta dhe për një periudhë të vazhdueshme.
Eksperienca në Hollywood më ka ndihmuar të mësoja anglishten dhe ka qenë vërtet një shkollë e madhe për mua. Ka nga ata që mendojnë se ishte një gabim, por unë nuk do të nguroja të bëja të njëjtën gjë nëse koha do të kthehej pas. Pastaj unë kam punuar me më të mëdhenjtë e Hollywood-it: Cary Grant, Frank Sinatra, Gary Cooper, Marlon Brando, William Holden. Një kast aktorësh me të vërtetë të mrekullueshëm.
Sophia, si arrini të jeni kaq "e re" dhe kaq në formë?
Ndihem e re në shpirt. Pastaj shijoj jetën dhe i gëzohem familjes sime. Kam marrë më shumë se sa prisja, nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të arrija deri këtu dhe ndihem krejtësisht e realizuar. Shpesh e kam zili veten time.
Shumë gra kanë frikë nga koha që kalon...
Nëse kanë të tilla komplekse, atëherë duhet të mbyllen në shtëpi dhe të mos punojnë më. Por unë nuk kam frikë nga koha. Më pëlqen jeta. Jam një grua e lirë, e mbushur me entuziazëm dhe brenda meje ekziston një energji e madhe, edhe pse vitet bëjnë të vetën.
Pas kaq shumë vitesh sukses dhe çmime, çfarë ju motivon?
Askush nuk ka gjithçka që dëshiron, ke gjithmonë diçka për të cilën lufton. Unë akoma jam duke menduar se çfarë do të bëj kur "të rritem".
Ndonjë peng?
E kush nuk ka ndonjë të tillë. Por asgjë që dua ta ndaj me publikun.
Çfarë mendoni për Presidentin Obama?
E adhuroj, është një njeri i madh dhe do më pëlqente ta takoja një ditë.
Po për Silvio Berlusconin?
Oh, ju lutem, dua të qëndroj larg këtyre gjërave.
Si është jeta juaj e përditshme?
Vazhdoj të jetoj afër Gjenevës. Dal shumë pak nga shtëpia, sepse gjithmonë kam shumë gjëra për të bërë. Nga jashtë duket një jetë shumë e mërzitshme, por nuk është kështu.
Çfarë ndjeni për Italinë?
Kam lindur në Itali, jam 100 për qind italiane dhe sa herë kthehem, e ndiej veten si në shtëpi. Në Romë veçanërisht. Roma është qyteti më i bukur në botë dhe vendi ku nisi aventura ime në kinema. Kam kujtime kudo dhe sa herë që kthehem aty, më vjen për të qarë.