E Diel, 1 Nëntor 2026

Sofia Loren: Ëndrra ime të bëja një muzikal amerikan

Autori i Lajmit: Redaksia“Ishte ëndrra ime të bëja një muzikal amerikan si ato që shikoja kur isha fëmijë”. Kështu është shprehur Sofia Loren, ëndrra e të cilës duket se është drejt realizimit. Aktorja është në kastin e “Nine” të regjisorit irlandez Rob Marshall i frymëzuar nga muzikali me të njëjtin emër të Broadway. “Nuk e dija se duhet të bëja një nënë, por rolin e nënës e kam bërë disa herë dhe nuk më tremb”, është shprehur ajo.
Karriera
Sofia Loren ka shkëlqyer. Suksesin e arriti jo vetëm në kinematografinë botërore. Provoi në këngë dhe u shndërrua edhe në një simbol të bukurisë. Nga fundi i viteve 50, fama e yllit Loren kishte filluar të ngrihej në Hollivud me filmat “Boy on a Dolphin” dhe “Pride and the Passion” i vitit 1957, në të cilin ishte përkrah aktorit kryesor Cary Grant dhe Frenk Sinatra. Grant, i dashuruar çmendurisht pas Loren,i kërkoi të martohej me të. Por ajo refuzoi. Me një kontratë prej pesë fotosh me “Paramount Pictures”, imazhi i Loren u popullarizua edhe më shumë. Filmat më të njohur të saj gjatë këtyre viteve janë: “Desire under the Elms” me Anthony Perkins, i bazuar në dramën e Eugene ONeill; “Houseboat”, një komedi romantike në rol kryesor përkrah Grant dhe filmi “Heller in Pink Tights” nga George Cukor, në të cilin ajo u shfaq si bionde për herë të parë.
Jeta e yllit të kinematografisë
E lindur më 20 shtator të 1934-ës, e bija e Riçardo Scicolone dhe Romilda Villani, një mësuese pianoje dhe aktore aspirante e braktisur nga i dashuri, për Sofia Loren fëmijëria nuk ka qenë e lehtë. Por ndërkohë që ajo është një yll kinemaje, askush nuk mund të sigurojë nëse Sofia Loren ka hyrë në kujtesën ndërkombëtare më shumë për talentin apo për format e saj ndjellëse. Ky dyshim e ka shoqëruar artisten që në fillimet e karrierës së saj, kur prodhuesi kinematografik Carlo Ponti, megjithëse shumë vite më i madh në moshë se ajo, i propozoi të martoheshin. Loren u takua për herë të parë me Carlo Pontin në vitin 1950, gjatë një konkursi bukurie ku ai ishte pjesëtar i jurisë. Ndërkohë, në vitin 1957, me anë të ndihmës së një avokati meksikan, arriti të merrte divorcin nga gruaja e tij, Giuliana, duke bërë një martesë me prokurë me Sofian. Në vitin 1965, Giuliana Ponti u divorcua nga i shoqi, duke e lejuar atë të martohej me Sofian në vitin 1966 në një martesë civile.

Ky lajm është publikuar: 14/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›