E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sofje-Bukuresht-Athinë, deklaratë të përbashkët për anëtarësimin në BE të Ballkanit Perëndimor

Tre shtetet anëtare të Ballkanit Greqia, Rumani dhe Bullgaria kanë nënshkruar një deklaratë në Bukuresht, ku shprehin mbështetje për perspektivën evropiane të vendeve të ballkanit perëndimor. Deklarata u bë e ditur nga ditur nga ministri i Jashtëm i Rumanise, Teodor Basonsçi.
“Ne kemi miratuar një deklaratë, duke theksuar angazhimin tonë të përbashkët në perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor”, tha Basonsçi, pas takimit me kolegët e tij nga Bullgaria dhe Greqia.
Të tre zyrtarët, të cilët u takuan dhjetë ditë para samitit BE-Ballkan, që do të mbahet në Sarajevë, në fillim të qershorit, i kanë dërguar një letër shefes së politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, dhe komisionarit për zgjerim, Stefan Fyle.
“Ne shprehëm interesimin e përbashkët për të ringjallur debatin për zgjerim me Ballkanin perëndimor”, tha ministri i Jashtëm bullgar, Nikolai Mlladenov.
Shqipëria dhe Bosnja janë dy shtetet që presin do të diskutohen në Sarajevë rreth proceseve që këto vende kanë bërë për integrimin ne Bashkimin Europian.
Kështu, Greqia edhe më parë ka lobuar për anëtarësimin e Shqipërisë dhe vendeve të tjera në BE. Në fillim me SHBA, teksa Papandreu dhe Obama bënë publike nismën për “Një Ballkan të anëtarësuar plotësisht të Bashkimin Evropian brenda vitit 2014” dhe më pas, nisma e Greqisë dhe Spanjës, po ashtu dhe e Greqisë dhe Sllovenisë për anëtarësimin e plotë të Ballkanit në familjen, kanë qenë përpjekjet e Greqisë për Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit për të qenë pjesë e familjes evropiane.
Ndërkohë që teksa është bërë një deklaratë e tillë e përbashkët, vetëm 10 ditë përpara se në Sarajevë të diskutohet dhe të vendoset për heqjen e vizave të Shqipërisë dhe Bosnjes me BE, vendet mike të Shqipërisë, përfshi këtu dhe Italinë nuk kanë munguar që të lobojnë për përshpejtimin e heqjes së vizave, por dhe për integrimin sa më të shpejtë në BE.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›