E Shtunë, 31 Tetor 2026

UNESCO: çdo dy javë vdes një gjuhë

BERLIN - Sipas vlerësimit të UNESCO-s, cdo dy javë shuhet një gjuhë. Sipas Komisionit të UNESCO-s në Bon, gjysma e 6.000 gjuhëve në gjithë botën kërcënohen nga shuarja.

Edhe në Gjermani janë 13 gjuhë të rrezikuara, ndër to gjuha sorbisht, jidisht dhe frizianishtja veriore.

Si argument për këtë organizata e OKB-së për kulturën përmend luftërat dhe dëbimet, migracionin dhe përzierjen e gjuhëve.
(e.n/mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›