Sokol çomon e ‘dënoi’ PS
TIRANE- Sokol çomo, gjithmonë ka ruajtur fi gurën e një njeriu profesionist. Një gjyqtar me reputacion, i denjë për drejtësinë
shqiptare. Por në një votim politik, maxhoranca, vetëm duke menduar se i përketës kastës së majtë politike, rrëzoi ndoshta një ndër juristët më me integritet të gjyqësorit shqiptar, kurajoz, i përkushtuar në detyrën e tij, i paimplikuar asnjëherë në çështje korruptive dhe gjithmonë në shërbim të vendit të tij.
Por këtë herë, për Sokol çomon, njeriun me integritet që meritonte të ulej në kolltukun e një anëtari të gjykatës së Lartë, nuk e ka fajin Berisha, thjesht, e ka fajin Edi Rama. Nuk mundemi t’i hyjmë argumenteve se pse dhe si ka marrë opozita një vendim të vetin politik për të mos votuar asgjë në kuvend. Por zotërinjtë e nderuar të opozitës, ishin përballë një rezolute të Parlamentit Evropian, që më shumë çon ujë në mullirin e tyre, sesa në atë të Berishës. Por edhe kjo rezolutë, në thelbin e vet, ka parasysh “mospërsëritjen e katastrofave elektorale të tjera”, dhe jo ato që ikën, tashmë të kuptuara dhe nga komuniteti ndërkombëtar se ishin zgjedhje të dështuara.
Por pyetja e thjeshtë shtrohet: ç’faj ka Sokol çomo, apo institucione të tjera kushtetuese kandidatët e të cilëve duhet të kalojnë në kuvend, që të penalizohen nga opozita? Me të drejtë Lëvizja Socialiste për Integrim, ngriti dje pretendimin se kandidaturën e Sokol çomos e rrëzoi Partia Socialiste. Me katër votat e LSI dhe tre votat abstenim, dhe me votat pro që duhej t’i jepte PS, Sokol çomo, sot, do të ishte në Gjykatën e Lartë.
Por jo, edhe gjyqtari çomo, duhet ta vuajë vjedhjen e votave, jo shtetin ligjor. Ai humbet rastin e parë, duke pritur ndoshta 9 vjet të tjera për të qenë po ose jo pjesë e këtij procesi, që ndoshta, duke njohur karakterin e çomos e integritetin e tij, ma merr mendja se nuk do të hyjë edhe një herë në një garë kur për profesionalizimin e tij do të duhet të vendosin disa deputetë pasanikë, arrogantë e pa shkollë, ose më keq akoma, me diploma universitetesh private, paguar sa qimet e kokës, e shumë shumë më keq, të varur nga njerëzit që drejtojnë partitë e tyre, që do të thotë se nuk kanë integritet fare.
Eshtë për të ardhur keq që Gjykatës së Lartë do t’i mungojë çomo. Sigurisht, mund të jenë atje gjyqtarë të tjerë, që postin e kanë paguar shtrenjtë, dhe miqtë politikë i kanë nga të gjitha anët. Kur e ka parë atë votim të shëmtuar në Kuvend, edhe Sokol çomo, duhet ta ketë ndjerë keq veten, pa mbështetje nga pjesa politike që gjoja e do (pra PS), dhe i masakruar nga maxhoranca që e akuzon për lidhje me të majtën.
Ndërkohë, ky është një ndër gabimet më të mëdha të kësaj opozite, që ka marrë përsipër të penalizojë çdo institucion kushtetues, për hatër të zgjedhjeve, fatin e të cilave e kanë përcaktuar vetë ata, socialistët, duke njohur legjitime qeverinë e Sali Berishës.
(G.SH/BalkanWeb)