I dehuri terrorizon zonën me armë, arrestohet
Rendi
Një person ka rënë në prangat e policisë, pasi në gjendje të dehur ka qëlluar në mes të ditës me kallashnikov në ajër. Sipas policisë së Vullnet Sinaj, 43 vjeç, ka dalë përpara banesës së tij në lagjen “4 Heronjtë” të Vlorës dhe ka shkrehur në ajër një automatik, të cilin e kishte pa leje. Blutë që kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, i kanë kërkuar të dehurit të tregonte se ku e kishte fshehur armën, të cilën nuk e kishte me vete në momentin e arrestimit. Pas gjetjes së armës, blutë kanë shoqëruar për në ambientet e komisariatit të dehurin, i cili do të përballet me akuzat e “armëmbajtjes pa leje” dhe “prishje të rendit dhe qetësisë publike”.
#