Pëson infarkt në det, vdes kosovari
Durrës
Një tjetër pushues nga Kosova është mbytur në det. Shkak i vdekjes sipas ekzaminimit paraprak mjeko-ligjor ka qenë një infarkt kardiak. 70-vjeçari Riza Lajqi është transportuar me urgjencë për në spital, por ka mbërritur i vdekur në Qendrën Shëndetësore të lagjes 13 Durrës. Viktima është nga Rugova e Kosovës dhe nga veprimet e para hetimore rezultoi se ky shtetas ka qenë duke u larë në det dhe në një moment nuk ka reaguar më. Të afërmit e kanë nxjerrë në breg dhe më pas e kanë transportuar në qendrën shëndetësore, ku ka mbërritur i vdekur. Nga kryerja e ekzaminimeve mendohet se shkaku i vdekjes të jetë infarkti kardiak, megjithatë policia deklaroi se do të vazhdojë kryerja e ekzaminimeve të mëtejshme për saktësimin e shkakut të vdekjes.
#