E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sarandë, silurët detarë janë asgjësuar

Katastrofa e ngjarë në Gërdec të Vorës ka bërë që meraku dhe vëmendja e sarandjotëve të drejtohen nga baza ushtarake detare. Me praninë e silurëve të katrave luftarakë, në vite, kjo bazë detare është parë si një "minë me sahat", që pakujdesia më e vogël mund ta kthente në eksploziv shfarosës për të gjithë qytetin. Dodë Dodani, ish-oficer i Marinës, tani në pension, tregon se këtu ka pasur me dhjetëra silurë me mbushje tritoli special dhe vajguri, që tani nuk përdoren dhe kushtet e ruajtjes së tyre janë fare qesharake. Por majori Nasip Hoxhës, komandant i Repartit të Marinës në Sarandë thotë se silurët që shërbenin si mbushje për 9 katërsiluruesit, të cilët tani u ngjajnë dordolecëve të ujit, janë shpërthyer. "Rreziku ka qenë i pranishëm deri në nëntorin e vitit 2007, por ato u demontuan nga një firmë amerikane", shprehet ai.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›